Rama: Ndërhyrje serioze në Kushtetutë, jo arnim të saj

Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se opozita është pro ndryshimit të Kushtetutës dhe jo vetëm për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se nisma e PS-së për të ndryshuar kushtetutën do të bëjë të mundur forcimin e institucioneve të drejtësisë.
“Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Ne besojmë që ndërhyrja në kushtetutë nuk lidhet vetëm tek çështja e imunitetit sepse muri që mbron të korruptuarit nuk është imuniteti por pushtet politik që e ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë.Është koha për një debat shumë sërioz dhe për një ndërhyrje serioze në kushtetetutë. Kufizimi I imunitetit është vetëm një pikënisje por jo një pikë mbërritje. Zgjedhja e një presidenti të njëanshëm na bën të besojmë që drejtësia shqiptare mund të degradojë edhe më keq ” theksoi Rama.
Sipas Ramës, kushtetua ka nevojë për një rishikim në funskion të reformimit të sistemi të drejtësisë ndërsa i bëri thirrje maxhorancës të ndalë sulmet ndaj opozitës për heqjen e imunitetit duke e ftuar të votojnë bashkarisht për ndryshimin e Kushtetutës.
“Si kreu i PS-së lejomëni ta ndaj me ju neverinë për gjithë propagandn e shfrenuar të qeverisë ndaj opozitës se ne e kemi problem të heqim imunitetin dhe duam të bllokojmë statusin. Kjo është një këngë e vjetër por shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë për atë çfarë ka bërë opozita për një vit politik, të qasjes kontruktive të saj dhe të përpjekjeve tona për të sjellë në gjendjen normale të drafteve skandaloze të qeverisë për ligjet me 3/5. Edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të përpjekjeve tona për të mbyllur reformën zgjedhore pa vënë veton për çdo gjë që nuk na pëlqen, rezikuan edhe marrëdhëniet me aleatët tanë duke pranuar një reformë që nuk e preku sistemin aktual zgjedhor” theksoi më tej Rama.
vijon..