Heqja e imunitetit do shqyrtohet me 20-21 korrik

Nëse do të miratohet heqja e imunitetit të zyrtarëve shqiptare kjo mund të ndodhë në një seancë të veçantë më datën 6 gusht. Konferenca e kryetarëve të gurpve parlamentare vendosi, sipas Rregullores së Kuvendit, konkretisht nenit 77/a për nismast e ndryshimit të kushtetutës. Për shqyrtimin dhe konsultimet me konstitucionalistë të nismës së paraqitur nga demokratët dhe aleatët e tyre u caktuan datat 20 dhe 21 korrik, dy javë pas depozitimit të saj në Kuvend. Trupa që shqyrton amendamentet kushtetuese përbëhet nga Këshilli i legjislacionit dhe komisioni për çështjet ligjore nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit. Në përfundim të shqyrtimit, mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin i paraqet seancës plenare raportin përkatës të hartuar nga relatorët, i cili përmban edhe mendimin e pakicës, kur ka të tillë- thuhet në Rrefgulloren e Kuvendit. Kuvendi njfotn se Konferenca e Kryetarëve përcaktoi dt 6 gusht 2012 si datë për shqyrtimin e nismës në seancë plenare. Ndërkohë JozefiNA |Topalli, kryetare e Kuvendit, në cilësinë e drejtueses së mbledhjes, thuhet njoftim mirëpret konstitucionalistët për një qëndrim pro aktiv në shqyrtimin e kësaj nisme për ndryshimet Kushtetuese. Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbledhën të premten e 6 korrikut 32 firma për heqjen e imunitetit, në një nismë për ndryshimin e Kushtetutës, sipas variantit të mbështetur nga opozita. Teksti i amendamenteve të kushtetuese është ai që kanë propozuar Misioni PACA, projekt i Këshillit të Europës, në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe Misioni EURALIUS në fushën e imunitetit të gjyqtarëve. Në këtë situatë kur mazhoranca u bë nismëtare e nismës që opozita mbështeste parimisht, por asnjëherë nuk e konkretizoi, kryeministri Berisha i bëri thirrje në fillim të javës që të mos e kushtëzojë atë.
Mazhoranca ka propozuar ndryshimin e neneve të Kushtetutës për deputetët dhe gjyqtarët dhe shfuqizimin e paragrafeve që u japin imunitet avokatit të popullit, kryetarit të Kontrollit të lartë të shtetit dhe anëtareve të këshillit të ministrave. Lënia e imunitetit njga zyrtarët për vepren penale të korrupsionit ose krimit të organizuar është një ndër deyyrimet që Shqipëria ka përballë Bashkimit Europian në funksion të aplikimit të saj për të marrë statusin e vendit kandidat.