E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael Olmert shpallet fajtor

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është shpallur i pafajshëm për dy akuza të rënda korrupsioni, por është shpallur fajtor në një akuzë të tretë. Olmert u shpall fajtor për favorizimin në mënyrë të paligjshme të një biznesi tek një miku i tij gjatë kohës që ishte kryeministër.
Ai u shpall i pafajshëm nga 2 akuza të mëdha korrupsioni, rryshfeti dhe për falsifikim të llogarive të udhëtimeve që mbledhin fonde të huaja.
Popullariteti i tij pësoi rënie të ndjeshme gjatë kohës kur shpërtheu skandali i korrupsionit dhe më pas u detyrua të jepte dorëheqjen në shkurt të 2009. Ai është i pari kryeministër izraelit që përballet me akuza kriminale që mund të dënohen me burgim, ndërsa vendimi për të pritet të jepet më vonë.
Olmert ndodhet ende në një proces gjyqësor në një tjetër skandal korrupsioni lidhur me pronat në Jeruzalem, kur ka qenë kryetar bashkie i Jeruzalemit.
Gazetari i BBC ne Jeruzalem Kevin Konolli thotë se ai lirua nga akuzat të cilat izraelitët i cileësojnë si me te rendat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›