“Heqja e imunitetit domosdoshmëri dhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë si dhe e qytetarëve shqiptarë”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i bën sërish apel politikës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i bënë sërish apel politikës që mos të shpërdoroi kohën për përfitime por të plotësoi sa më parë kriteret për marrjen e statusit kandidat. Këtë apel z. Meta e ka bërë në hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit.
Duke vlerësuar kontributin që ka dhënë LSI-ja, si në kuadër të liberalizimit të vizave dhe ruajtjes të stabilitetit politik, Meta ka theksuar se, “ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat,dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë. Ndaj tha ai, ne gjejmë rastin përsëri ti ftojmë aktorët politikë ,të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë,dhe te krijimit të shtetit tone”.
Më pas duke folur për situatën më të fundit politike që është heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Kreu i LSI-së, Meta ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështje.
“Ne kemi qenë prej vitesh, tha Meta, për heqjen e imunitetit për politikanët, dhe për të gjithë zyrtaret e lartë që ata atë barazohen më të gjithë qytetarët e tjerë. Ndaj ne e gjejmë rastin shtoi ai, përsëri të theksojmë se kjo është e domosdoshme, kjo është një kërkesë jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë por edhe qytetarëve shqiptarë, për të cilën ata mund të shprehen e dhe me referendum por është rruga më e mirë, më e shpejtë më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjate 2-3 javëve të ardhshme .
Duke ju drejtuar të rinjve pjesëmarrës Meta ka vlerësuar punën e tyre të bërë në të gjitha fushatat elektorale ku LSI-ja ka konkurruar më kandidatët e vetë, ndaj Meta shprehu dhe njëherë bindjen se, ne të gjithë së bashku do të japim një kontribut të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për progresin e Shqipërisë.
“Ne kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e vendit,kemi dhënë një kontribut tepër të çmuar dhe konkret për liberalizimin e vizave, kjo ka qenë një nga premtimet tona kryesore në vitin 2009”, theksoi Meta
Më pas kreu I LSI-së Ilir Meta është ndalur gjerësisht në funksionimin e brendshëm të LSI-së duke theksuar që riorganizimi i strukturave politike të LRI-së dhe LSI-së të kryera tashmë, dhe që do finalizohen në Konventën Kombëtare Zgjedhore që do të zhvillohet në fund të shtatorit, do të jetë një “motor” i fuqishëm që do na çoi drejtë suksesit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
“Në zgjedhjet e vitit 2013, ne të gjithë së bashku me mbështetjen tuaj,të paçmuar, do të nënshkruajmë një faqe të re, e cila do të jetë në interes të integrimit evropian të Shqipërisë, të reformave, të ndryshimeve që krijojnë një perspektivë te re më të sigurt, më të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Njëkohësisht përpara nesh është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, ku LRI-ja, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, LRI është një forcë shumë e madhe jo vetëm përfaqësuese por edhe drejtuese në LSI. Ndaj, theksoi ai, unë jam i bindur se këtë do ta konfirmojë akoma më shumë dhe në mënyrë konkrete Konventa e ardhshme zgjedhore e LSI ku LRI do te ketë delegatët e saj, përfaqësuesit e saj në forumet më të larta të LSI. Dhe unë jam i sigurt se ju keni mundësinë jo vetëm për të luajtur një rol të jashtëzakonshëm në drejtimin e LSI ,por ju do të keni mundësinë pas zgjedhjeve të 2013, të luani një rol shumë të rëndësishëm edhe në drejtimin e Shqipërisë,ndaj ju uroj suksese, mbarësi dhe një shumëfishim të jashtëzakonshëm”, përfundoi Ilir Meta.