Imuniteti, Topalli: Ta heqim pa kushtëzime

Këshilli i legjislacionit nis sot nga puna për të shqyrtuar nismën e maxhorancës për heqjen e imunitetit. Partia Socialiste ka dorëzuar tashmë në Kryesinë e Kuvendit draftin e saj për heqjen e imunitetit ndërsa mazhoranca heqjen e imunitetit pritet ta realizojë nëpërmjet ndryshimeve në Kushtetutë.
Në fjalën e saj, kryeparlamentarja Topalli ftoi opozitën të tregojë vullnetin politik dhe të miratojë heqjen e imunitetit. “Çështja e imunitetit është ndër kriteret për integrimin, është muri kundër korrupsioni, është çështje e standarteve dhe na bën që të jemi më transparent. Është një çështje e shtetit ligjor dhe sot ka ardhur momenti që të tregojmë vullnetin politik, pa kushtëzime dhe të ecin përpara” theksoi Topalli.
Gjithashtu Topalli rikujtoi se nisma për heqjen e imunitetit është bërë që nga viti 2003 dhe tashmë ka marrë edhe dakortësinë e EURALIUS dhe PACA që heqja e imunitetit të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Kryeparlamentarja Topalli gjithashtu njoftoi anëtarët e Këshillit se janë depozituar dy nisma për heqjen e imunitetit, ku njëra është e LSI-së dhe tjetra e PS-së ndërsa bëri me dije se nësër zhvillohen edhe dëgjesat me grupet e interesit në lidhje me këtë çështje.
vijon..