E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e portretit, Nishani: Është veprim jo serioz

Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve nuk ka lënë pa përmendur edhe heqjen e fotos së Presidentit të Republikës nga kryeministri i ri.

Nishani u shpreh se është e paprecedentë që një kryeministër e nis punën me një gjest të tillë.

“Në fakt është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën me heqjen e fotos së presidentit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk do të ndodhë dhe nuk është serioze. Është një gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime dhe lodhje, apo fantazi dhe inteligjencë. Heqja e fotos së presidentit është një gjest dhe jo punë dhe kryeministrit duhet të bëjë punë dhe jo gjeste. Kushtetuta e përcakton që presidenti është kreu i shtetit dhe kushtetuta ia ngarkon presidentit përfaqësimin e unitetit të kombit. Ismail Qemali është kontribuues i konsolidimit të shtetit shqiptar, por historia është histori dhe serioziteti është seriozitet. Sforcimet për ta vendosur përballë presidentin si kundërshtar politik nuk janë të denja për demokracinë. Unë besoj se shqiptarët kanë nevojë për bashkim, punë, zhvillim ekonomik. Presidenti do të jetë në shërbim të unitetit të popullit”, është shprehur Nishani. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›