Thaçi ngushëllon Presidentin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit amerikan, Barack Obama me rastin e ngjarjes tragjike në Uashington, në të cilën u vranë 13 persona.
“Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim tek miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë.
Populli i Kosovës dhe institucionet e tij solidarizohen me administratën e SHBA-ve me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave.
Shprehim besimin dhe shpresën se SHBA do të gjejë forcë për ta përballuar këtë tragjedi, duke gjetur fajtorët dhe duke ndëshkuar në mënyrë meritore shkaktarët e krimit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella”, përfundon ngushëllimi i kryeministrit Thaçi. /Indeksonline/