Ilir Meta ne Fier LSI sdo te lejoje cenimin e interesave te te gjithe shqiptareve
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dhe zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta deklaroi dje gjate nje takimi me elektoratin ne Fier se forca politike qe ai drejton sdo te lejoje qe interesat e vendit te cenohen nga disa politikane te papjekur e te papergjegjshem qe bejne pazare per interesa personale.
Ne jemi te vendosur qe ti themi lsquoJo politikes konfrontuese politikes se qellimeve te ngushta politikes se axhendes personale sepse shqiptaret sot kane nje axhende te perbashket dhe ajo eshte axhenda e integrimit evropian. Politika jone nuk eshte ajo e largimit te shqiptareve por e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine evropiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por e cila mund te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te gjithe fierakeve gjithe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare tha Meta.
Zevendeskryeministri shqiptar tha se ne themel te vlerave qendron interesi i vendit ne rrugen drejt integrimit.
Per kete Shqiperi e cila ka shume arsye per tu krenuar por njekohesisht per kete Shqiperi e cila ka jo pak sfida perpara per perballimin me sukses te cilave eshte krijuar dhe do te forcohet LSI si nje force politike qe kontribuon maksimalisht ne kete vend qe kontribuon gjenerimin e energjive ne kete vend si nje force e lindur per te vleresua integrimin evropian te Shqiperise si te vetmen rruge qe shqiptaret te jene qytetare te barabarte si qytetaret e tjere te Evropes se bashkuar tha Meta.
Meta shprehu bindjen se qytetaret shqiptare do te zbatojne kriteret e liberalizimit te vizave afatshkurtra qe do te thote se ata do te rikthehen ne Shqiperi pas nje qendrimi 90 ditor ne vendet e Bashkimit Evropian ku do te takohen e cmadhen me te afermit e tyre apo do te shkojne per turizem e arsye te tjera.
Numri 2 i qeverise solli ne vemendje se ka qene pikerisht politika bllokuese dhe ajo perjashtuese qe ka penguar ecjen progresiste te Shqiperise.
Ky eshte vendi i te gjitheve ky nuk mund te jete vendi i nje pjese kunder nje pjese tjeter por kjo politike perjashtuese e ka penguar Shqiperine qe te ishte dhe ne nje pozite edhe me te mire integrues apo per ti pasur standardet ekonomike akoma me te larta. Sepse ne qender te politikes tone nuk eshte vetem integrimi i Shqiperise ne Evrope por eshte dhe integrimi i cdo qytetari i cdo femije ne rrjedhat evropiane te vendit tone.
Nje LSI qe jeton me shqetesimet e anetareve te saj nje LSI qe jetoj me shqetesimet e komunitetin ku ajo ndodhet ne duam nje LSI e cila te jete garante e proceseve integruese te vendit tone. Qe keto procese mos te cenohen pikerisht nga axhenda dhe inatet personale te politikaneve te papergjegjshem te cilet per interesat e tyre nuk duan tia dine per interesat e nje vendi te tere deklaroi zevendeskryeministri Meta.
Kreu i LSI-se foli edhe per zhvillimin ekonomik duke theksuar se ne angazhimin tone do bejme te mundur qe keto politika te zgjerohen dhe te bejme te mundur qe politikat nxitese te kreditimit te zgjerohet dhe te integroje me shume biznese te Fierit. Politikat e nxitjes dhe te shtimit te industrise agro-perpunuese te shtohen me tej. Kete vit eksportet bujqesore dhe blegtoral jane dyfishuar dhe ato te perimeve me shume sesa dy-fishuara. Por ne besojme se mundesite dhe potencialet jane shume me te medha ndaj do te jemi shume prane mbeshtetjes se fermereve dhe te perfaqesuesve te biznesit ne menyre qe politika me te medha me nxitese me efektive te bejne ate qe gjithnje ka qene nje e vertete po tani na duhet te bejne akoma me shume qe Myzeqeja mos te jete vetem ambari i Shqiperise tha ministri i Ekonomise Ilir Meta.
Ai beri thirrje per nje LSI me te forte me te organizuar qe te jete ne gjendje te orientoje veprimin qeverises te perfaqesuesve te saj ne qeverisjen qendrore dhe ne qeverisjen vendore qe jeton me shqetesimet e anetareve te saj e komunitetit qe te jete garante e proceseve integruese te vendit qe keto procese te mos cenohen nga axhenda dhe inatet personale te politikaneve te papergjegjshem te cilet per interesat e tyre nuk duan tia dine per interesat e nje vendi te tere.
Ne kerkojme qe permes procesit te mrekullueshem te organizimit dhe riorganizimit qe ndodhi ne Tirane pak jave me pare i njejti proces te ndodhe ne gjithe vendin tha Meta i cili shprehu bindjen se kjo do te ndodh edhe ne Fier brenda ketij viti duke motivuar fuqine ne rritje te LSI politiken e saj te hapjes ndaj intelektualeve dhe integrimit te rinise.