Edvini dhe Linda muaj mjalti me protesta

Marteses se kryetarit te opozites i duhet te perballet me disa parakushte qe jane vendosur me heret ne historine e partise komuniste qe nga themelimi i saj me 1941-in. Nusja e re duhet te tregoje se ka ne adn-ne e vet rrugen dhe aksionin revolucionar megjithe moshen e saj jo te re nderkohe qe muaji i mjaltit do te kalohet permes provave te ndryshme te zjarrit te cilat shkojne nga qendresa ne protesta e deri tek kembengulja qe edhe ish-bashkeshortit Thanas Xhillari ti merret 20 perqindeshi i clirimit nga lidhja martesore
Kryetari i opozites ka shpallur dje pas nje njoftimi prej me shume se dy muajsh qe kishte publikuar gazeta 55 se ai e kishte kandisur veten te martohej me Linda Xhillarin Basha mbiemri i vajzerise. Nuk ka informacione te metejshme per lindjen e dashurise mes dy subjekteve po adopotojme per shkrimin ligjerimin e jurisprudences as per celnikosjen e saj ne zjarrin e betejave politike qe conte Partia Socialiste e Edvinit. Bashkia e Tiranes mjaftohet te informoje thjesht se eshte marre vendimi per martesen e subjektit A Edvinit me subjektin B Linden por informacioni nuk shoqerohet as me frazen kush ka ndonje gje per te thene e as me betimin derisa vdekja te na ndaje. Qe te dyja keto paradigma nuk jane ne ligjerimin e Edi Rames e me sa duket as te Lindita Bashes shtetases qe pas nje martese te perfunduar me divorc e pas vitesh te tera mbijetese ne nje shoqeri te trazuar me nje vajze te rritur dhe me nje karriere personale jo aq te thjeshte vendos ta thjeshtoje sfiden e saj duke sanksionuar martesen e saj me Edvinin e Kristaqit nje subjekt jo fort i suksesshem ne marredheniet me femrat dhe ne jetegjatesine e martesave.
Por martesa e re sterheq vemendjen vec per marredhenien e pazakonte te subjekteve por se pari per agjenden e nderlikuar qe e pret ciftin ne muajt ne vazhdim. Se pari eshte nje vendim qe smund te anashkalohet ai i protestave i cili tashme eshte shpallur dhe do te kishte kosto me te larte shtyrja sesa realizimi i tij. Protestat ose te pakten nje karikature e tyre duhet mbajtur patjeter prandaj edhe palo-protesta e pritshme do te koincidoje bash me muajin e mjaltit te ciftit Edvin-Linda. Ky muaj mjalti do te jete prova e zjarrit jo vec per dhendrrin por ne radhe te pare per anetaresine e PS-se e cila ka nevoje te testoje aftesine e nuses se re ne aksione e protesta adn-ne e cfaredolloj formacioni politik te se majtes. Ky muaj mjalti ka nevoje per prova ne dy drejtime prandaj edhe Edi Rames i duhet te provoje se se ka shume te veshtire te perballet me shoqerine kur ne krah ka nje grua e cila nuk shenjohet nga ndonje manikote apo mavijosje apo se se ka problem te jete ne publik kur diku ne prapaskene nuk jane Dash Peza Erion Veliaj apo Eduar Shalesi. Nderkohe Lindes i duhet te provoje se eshte e edukuar ne marredheniet e veshtira me bazen e partise se stutet nga konkurrenca e konkubinaeve partiake dhe se ka mundesi te angazhoje energjite per kauzen e partise sot me ne veshtiresi se kurre. Lindes i duhet edhe te ofroje garancite e 20 perqindeshit bibles sipas te ciles vepron partia e Edvinit. Perqindja ne rastin formal eshte aksioni personal qe Linda ka ne familjen e saj te gjere prej afro 10 vetash por se pari eshte edhe perqindja financiare qe duket se do ti duhej Thanas Xhillarit te paguante per clirimin nga detyrimet e kesaj familjeje te gjere. Detajet nuk dihen ende por profesor Xhillari duket se se ka pasur te thjeshte te shpetoje nga nje mekanizem qe eshte jetesor per kryetarin e bashkise se Tiranes.
Provat e zjarrit te te dy bashkeshorteve vijne ne te njejten kohe me muajin e protestave te opozites prandaj edhe muaji i mjaltit te Edvinit dhe Lindes nuk eshte nje muaj mjalti i thjeshte jo aq per atmosferen e mosbesimit qe shoqeron bashkimin shpirteror te dy subjekteve por se pari per shkak te protestave qe pritet te shoqerojne muajin e pare te ketij bashkimi...