E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave me Maqedoninë, një ëndërr vere

 

Radhë të gjata me shqiptarë në kufirin me Maqedoninë. Taksë e re për figuracionin shëndetësor

Gabimet teknike në tekstin e marrëveshjes shtyjnë për në shtator heqjen e vizave

Qafë Thanë – Edhe pse ligji për heqjen e vizave me Shqipërinëështë miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë dhe dekretuar nga presidenti Branko Cervenkovski që në datën 1 gusht, ende shqiptarët që kalojnë kufirin presin në radhë për vizën.

7 ditë pas dekretimit dhe botimit në Fletoren Zyrtare, ligji normalisht duhet të hynte në fuqi dhe të zbatohej, por po kalon dhe gushi e bashkë me të dhe vera dhe ligji ende nuk ka dalë në Fletoren Zyrtare. Radhët e gjata dhe cfilitjet e shtetasve shqiptarë që duan të kalojnë kufirin fqinjë të Maqedonisë janë të pafundme. Rreth këtij problemi kontaktuam me përgjegjësin e marrëdhënieve me publikun pranë presidentit maqedonas, Zoran Ivanov, i cili na tha se që nga data 4 gusht ligji i heqjes së vizave me Shqipërinë është dekretuar nga presidenti Cervenkovski së bashku me 60 ligje të tjera që kanë qënë po atë ditë për t`u dekretuar. Zoran Ivanov ka thënë për “Shekullin” se për ne asnjëherë nuk ka qenë kontestues nënshkrimi i këtij ligji për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave me Shqipërinë. Ndërkohë që rreth këtij problemi i kërkuam një konfirmim zëdhënësit të parlamentit maqedonas, Teodor Petrov, i cili për gazetën “ Shekulli “ ka thënë se ligji në fjalë vërtet është firmosur nga presidenti Maqedonas Branko Cervenkovski por mos-shpallja e tij në gazetën zyrtare maqedonase ka ardhur si rezultat i disa gabimeve teknike në parlament i cili tani nuk mund t`i riparojë pasi ndodhet me pushime. “Kështu ne nuk kemi njoftuar sipas rregullit edhe Ministrinë e Jashtme shqiptare se ky ligj ka hyrë në fuqi deri sa ai të riparohet nga disa gabime të vogla teknike dhe këto rregullime do t`i kryejë përsëri parlamenti i Maqedonisë brenda muajit shtator kur të vijnë nga pushimet”,-shton ai.

Dhe deri sa të zgjatin këto zik-zake dhe gabime drejtshkrimore, janë shtetasit shqiptarë që po e paguajnë koston e radhëve të gjata nëpër sportelet e doganës maqedonase apo në ambasadën maqedonase në Tiranë në këtë vapë përvëluese. Por telashet më shtetin fqinjë maqedonas nuk kanë të sosur për shqiptarët që duan të udhëtojnë në Maqedoni. Nga data një gusht, shqiptarët që hyjnë në Maqedoni duhet të presin dhe një siguracionshëndetësor që kushton tre euro për çdo ditë qëndrimi ! Por çudia më e madhe është se ky siguracion shëndetësor kërkohet vetëm për shtetasit shqiptarë që shkojnë në Maqedoni. Kontaktuam me telefon me sektorin konsullor të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë rreth kësaj pagesedhe zëdhënësja e kësaj ministrie na tha se ky siguracion shëndetësor bëhet në vartësi të kohë qëndrimit në shtetin maqedonas .E pyetur se këto rregulla vlejnë vetëm për shqiptarët ndërkohë që shtetasit e tjerë që hyjnë në Maqedoni nuk paguajnë siguracion shëndetësor ajo na u përgjigj që kjo është një çështje e autoriteteve kufitare se sa i respektojnë ata këto ligje !

Një nga oficerët e doganës maqedonase që nuk pranoi të idetifikohet me emër ka thënë se kjo është një vrimë e zezë dhe një marrëveshje abuzive që kërkon të pasurojë xhepa mafiozësh pasi nuk ka sigurim shëndetësor të detyruar, dhe sigurimi shëndetësor,kudo është vullnetar. Ndërsa ligji shqiptar për sigurimet thotë shprehimisht:.Ekzistojnë dy lloj sigurimesh : A – Sigurimi i detyruar ku futen sigurimi i detyruar që ka lidhje më dëmet që i shkakton të tjerëve ( TPL ) përgjegjësia ndaj palës së tretë dhe kartoni jeshil për jashtë shtetit për mjetin që ti udhëton . Në grupin B futen sigurimet vullnetare ku përfshihet :

Sigurim shëndetësor në udhëtim, kaska e makinës , sigurimi i pasurisë ku futej banesa kulturat bujqësore dhe gjithçka pasurore. Duke u mbështetur në legjislacionshihet abuzimi me këtë taksë që po merret me detyrim kur në të vërtetë ajo është vullnetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›