Reforma zgjedhore Topalli Mirepresim propozimet e PS-se
Mazhoranca mirepret propozimet e opozites per reformen zgjedhore. Keshtu theksoi serish dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Une shpresoj te nisim nga puna per reformen zgjedhore nderkohe qe oferta e mazhorances mbetet e hapur per te votuar propozimet e opozites bazuar ne 53 rekomandimet e raportit te ODIHR-it - tha ajo gjate takimit me Drejtorin e Pergjithshem per Evropen ne Ministrine e jashtme te Italise zotin Mario Bova ish-ambasador i Italise ne Shqiperi. Gjate ketij takimi Topalli shprehu mirenjohjen per gjithe mbeshtetjen qe Ministria e Jashtme ministri Fratini dhe e gjithe qeveria e Italise ka dhene per Shqiperine ne te gjitha aspektet. Italia mbetet nje avokate e forte dhe konstante e Shqiperise ne rrugetimin drejt BE-se. Marredheniet politike jane te shkelqyera ne terma ekonomike Italia eshte parteri yne kryesor raportet njerezore jane shume te forta dhe ne shohim tek vendi juaj nje mik te perhershem - tha Kryetarja e Kuvendit. Nga ana e tij zoti Bova tha se mes dy vendeve se fundmi u firmos edhe marreveshja e partneritetit strategjik dhe niveli i shkelqyer i marredhenieve tona eshte shume i dukshem. Zoti Bova theksoi se shkembimet tregtare mes dy vendeve jane rritur ndjeshem se fundmi dhe ky eshte nje tregues pozitiv i forcimit te bashkepunimit ekonomik e ne te gjitha fushat. Kryetarja Jozefina Topalli dhe zoti Bova diskutuan me tej per konkretizimin e metejshem te bashkepunimit jo vetem mes dy vendeve por edhe ne kuader te hapave te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.