E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave merite e reformave - shqiptaret nuk do ti shkelin rregullat

07-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha garanton institucionet e Brukselit ne nje interviste per agjencine prestigjioze te lajmeve Associated Press

Kryeministri Sali Berisha garanton institucionet e Brukselit se sdo kete eksod te shqiptareve drejt vendeve te BE-se pas heqjes se vizave.
Gjate nje interviste per agjencine prestigjioze te lajmeve Associated Press shefi i ekzekutivit u shpreh se
liberalizimi i vizave nuk do te sjelle asnje eksod te shqiptareve drejt vendeve te Bashkimit Europian.
Kjo eshte bindja dhe siguria qe ka percjelle kryeministri Sali Berisha 3 dite perpara vendimit per liberalizimin e vizave. Sipas kreut te qeverise shqiptare Bashkimi Euopian nuk ka arsye te frikesohet per nje fluks te madh te shqiptareve pas aprovimit te heqjes se vizave.
Kryeministri Berisha tha se aprovimi i liberalizimit te vizave do te kete impaktin me te madh pas rrezimit te Perdes se Hekurit.
Kreu i ekzekutivit tha per Associated Press se Shqiperia e sotme eshte shume larg asaj te vitit 1991. Ai krenarisht evidentoi faktin se pavaresisht krizes ekonomike globale vitin e kaluar ekonomia vendase u rrit ndjeshem.
Shqiperia ka nje ekonomi dinamike. Gjithashtu vendi ka tregun me te mire te punes ne bote te ri dinamik dhe te mire edukuar theksoi ai.
Kryeministri tha ne kete interviste se Shqiperia po terheq turiste permes vendeve te saj arkeologjike ushqimit te shijshem dhe mike pritjen me te ngrohte.
Kur ju fluturoni mbi kete vend ajo qe te vjen ne mendje eshte nje Zvicer prane detit. Ka bregdetin me te mire ne te gjithe rajonin tha kreu i ekzekutivit.
Kryeministri Berisha vijoi me tej ne intervisten e tij per Associated Press se jam i bindur qe besimi i madh nga vendet anetare te Bashkimit Europian ndaj vendit tim do te shperblehet me nje menyre dinjitoze nga populli im.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›