E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita po lufton kunder integrimit bllokmenet skllever te kultures se bunkerit

07-11-2010 / Nga Leonard Quku

Kryeministri Berisha mban tubime impresionuese ne Qarkun e Shkodres. Ai e ka akuzuar opoziten se ka si synim te penalizoje procesin e heqjes se vizave dhe marrjen e statusit. Sipas shefit te mazhorances bllokmenet kane mbetur skllever te kultures se bunkerit dhe si te tille meritojne te mbeten ne bunker ndersa Shqiperia dhe shqiptaret do shohin drejt se ardhmes

Kryeministri Sali Berisha denon qendrimin reaksionar te opozites se Edvin Rames e cila solli edhe deshtimin e tryezes nderparlamentare Shqiperi-Bashkimi Evropian ne prani te zyrtareve me te larte te Brukselit per zgjidhjen e ngercit politik tentative kjo per te perbaltur imazhin e vendit. Sipas kryeministrit antikultura e bunkerit nxori ne pah kulturen e kutise per te bllokuar procesin e heqjes se vizave dhe integrimin.
Kultura e bllokut apo antikultura e bunkerit ka nxjerre kulturen e kutise dhe kerkon te binde se kutia qenka fatkeqesia e Shqiperise. Jam sot ketu per tu zotuar se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten. Le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te bllokut. Ne cdo dite do te perqafojme do te zgjerojme lirite tona si rruga me e mire e te ardhmes sone u shpreh Berisha.
Keto deklarata kryeministri Berisha i beri dje nga Shkodra ku mori pjese ne ceremonine e perurimit te rikonstruksionit te aksit rrugor Europa dhe Uilson dhe ndertimit te shatervanit te qytetit. Ne vijim te turit te tubimeve ne prag te vendimit historik te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare Berisha tha se BE aprovoi kursin e reformave dhe se tani po ben realitet endrren e shqiptareve dhe arritjen me te madhe pas shembjes se Komunizmit.
Levizja e lire ne mbare Europen perben realizimin e atij ideali per te cilin ju shkodranet sakrifikuat me shume se gjithe te tjeret ne historine e ketij vendi. Tashme takohemi se bashku ne harkun e nje vendimi madhor dhe historik te Europes per Shqiperine dhe shqiptaret vendimin per levizjen e lire te shqiptareve nje prej banoreve me te vjeter te ketij kontinenti dhe mbare Europes deklaroi kryeministri.
Shefi i ekzekutivit theksoi se Europa me kete fakt ka deshmuar besimin me te madh tek shqiptaret. Levizja e lire eshte deshmi e seriozitetit dhe perkushtimit tone. Beme qe Shqiperia te jete nje nder vendet me te sigurta ne Europe. Lufta kunder korrupsionit beri te mundur levizjen e lire premtoj se do luftojme me gjithe forcen e ligjit korrupsionin theksoi Berisha ne nje fjale te tij para te pranishmeve tha Berisha.
Nga Shkodra Berisha vijoi akuzat ndaj opozites dhe ne Postribe ku inauguroi nje rruge. Sipas Berishes opozita shpif dhe me keto mjete tenton te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE.
Opozita vetem shpif. Eumlshte nihiliste. Cfare ofrojne ata per shqiptaret qe qeveria ka te meta dhe ata ofrojne kutite. PS kunder pasaportave dhe leternjoftimeve beri dhe greve nje muaj per te mos lejuar levizjen e lire deklaroi me tej kryeministri i vendit Sali Berisha.
Ne ceremonine e perurimit ne Shkoder kryeministri Berisha shoqerohej nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deputetja e PD-se ne Shkoder Arenca Trashani si dhe drejtues te pushtetit lokal. Vizita e kryeministrit ne Shkoder perkoi edhe me 20-vjetorin e mbajtjes se meshes se pare katolike ne kete qytet pas ndalimit te fese nga regjimi komunist qe ne nentor te 90-es ende nuk ishte rrezuar ne Shqiperi. Dy dekada pas meshes se pare ne katedralen e Shkodres eshte hapur ekspozita me fotografi te klerikeve te martirizuar gjate regjimit dhe objekte te kishes katolike. Por ajo qe spikat vecanerisht jane fjalet e Papa Gjon Palit te dyte ne meshen e mbajtur ne Shkoder ku u jepte kuraje shqiptareve te ecnin me besim drejt se ardhmes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›