E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi pse u shkarkua ministri Dritan Prifti

SKANDALI
VKM-ja per kontrabanden e naftes Virgin solli krisjen mes Berishes dhe Priftit. Vendimi provon qe kryeministri ishte informuar per kontrabanden qe implikonte zyrtare te larte shteterore


TIRAN- Skema e kontrabandes shteterore e naftes e denoncuar nga ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti eshte ndaluar qe ne fund te korrikut te ketij viti me vendim qeverie.


Ky vendim eshte bere me insistimin e ministrit te asaj kohe Prifti por me pas i ka kushtuar atij vendin e punes. Vendimi ne fjale ka ndaluar shitjen e naftes Virgin nga Armo sh.a tek subjektet qe nuk kane leje perkatese tregtimi.


Burime te kryeministrise dhe te LSI-se pohuan se pikerisht pas perplasjes per kontrabanden dhe projektvendimit te dorezuar nga Prifti nisi carja reale me kryeministrin Berisha. Kreu i LSI-se kishte disa muaj qe i kerkonte Berishes shkarkimin e Priftit por kryeministri nuk kishte pranuar
Krisja


Vete Prifti ka pohuar se ka informuar Berishen disa here per kontrabanden e naftes dhe per perfshirjen e disa zyrtareve te larte mes te cileve edhe zv.drejtori i pergjithshem i policise Agron Kulicaj.


Por disa dite me pare Berisha ka mohuar qe te kete marre ndonje informacion nga ministri Prifti ne lidhje me kontrabanden e naftes. Vete Prifti e ka kundershtuar Berishen duke treguar se pas njoftimit kryeministri kishte therritur ne zyren e tij ministrin e Financave Ritvan Bode dhe i kishte kerkuar qe te shikonte kete ceshtje me prioritet. Por edhe pas kesaj bisede asgje nuk ka ndryshuar ne ceshtjen e kontrabandes shteterore te naftes.


Ne keto kushte nga ana e METE eshte krijuar nje projektvendim qe i eshte dorezuar Keshillit te Ministrave per miratim. Projektvendimi mban daten 21 qershor 2010 dhe i eshte dorezuar sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Ministrave Gjergj Lezhja nga Dritan Prifti.


Vendimi


Ne dokumentin e lejes se koncesionit dhene Armo sha-se Tirane per perpunimin e naftes gazit dhe te nenprodukteve te tyre bashkelidhur vendimit nr.41 date 14.1.2009 te Keshillit te Ministrave te shtohet nje paragraf me kete permbajtje Armo sh.a. ndalohet tu tregtoje produkte gjysme te gatshme subjekteve te cilat nuk zoterojne lejet perkatese te tregtimit ose impiantet perkatese te perpunimit per keto gjysmeprodukte- thuhet ne vendimin qe qeveria ka marre me date 26 qershor pese dite pas dorezimit te tij ne KM nga Prifti. Ky vendim ka hyre ne fuqi ne date 28 korrik te ketij viti pas botimit ne fletoren zyrtare.


Relacioni


Ne relacionin qe shoqeron vendimin ne fjale shpjegohet ne menyre te detajuar perse duhet ndaluar tregtimi i naftes Virgin dhe rreziku i kontrabandes. Me ane te ketij projektvendimi kerkohet eliminimi i cdo lloj mundesie per abuzime ne tregun e karburanteve dhe lendeve djegese dhe shmangies nga detyrimet fiskale per kete lloj aktiviteti- thuhet ne projektvendimin e hartuar nga Prifti. Sipas tij ARMO-s i hiqet e drejta e tregtimit te Virgin tek kompanite e tjera shqiptare qe nuk kane mundesi perpunimi


Por projektligji lejon shitjen e naftes per qellime eksporti. Nje tjeter qellim i ketij vendimi pervec ndalimit te kontrabandes ishte edhe eshte ndalimi i perdorimit te gjysmeprodukti ne tregun shqiptar ne formen e nje nenprodukti.


Pra ne relacionin perkates qe shoqeronte projektvendimin shpjegohej edhe mundesia e kryerjes se kontrabandes me naften Virgin gje qe kryeministri Berisha nuk e pranon por insiston ne faktin qe nuk eshte informuar.


Nafta Virgin


Nafta bruto nxirret nga kompania shteterore Albpetrol dhe i kalon kompanise tjeter ARMO e cila e perpunon ne standardin D2. Ky lloj karburanti perdoret nga mjetet bujqesore dhe mjetet e tonazhit te rende. Mbetja e perpunimit te naftes D2 quhet Virgin e cila sipas te dhenave shteterore nese perpunohet me te gjitha makinerite ka serish nafte te paster. Nga perpunimi fitohet dicka me pak se 50 per qind e sasise se derguar per perpunim.


Si funksiononte kontrabanda e naftes


Prokuroria ka nisur prej rreth nje muaji hetimet per kontrabanden e naftes te denoncuar nga ish-ministri Prifti dhe per here te pare ka publikuar skemen se si kryhej kontrabanda. Burime nga grupi hetimor shpjeguan se nafta me dokumente shenohej se do te dergohej ne Itali per perpunim por ne fakt nuk ndodhte kjo gje.


Gjysma e sasise se naftes Virgin dergohej ne Itali ndersa pjesa tjeter mbahej ne Shqiperi. Ne kete skeme jane te perfshire dy kompani nafte vendase emrat e kompanive dhe pronareve te tyre nuk mund te behen publike per arsye hetimi.


Nafta regjistrohej sikur do eksportohej por ne te vertete i dergohej nje kompanie me baze ne Fier e cila e perziente me nafte normale. Perzierja behej ne dy depo te kesaj kompanie ne Fier dhe ne zonen e Durresit.


Pas perzierjes nafta tregtohej ne pika te ndryshme karburanti- thane burimet e grupit hetimor. Ata jane duke verifikuar rast pas rasti faturat e naftes Virgin te dala nga Albpetroli faturat e daljes nga porti i Vlores por edhe faturat e hyrjes ne Itali. Burime te grupit hetimor pohuan se deri me tani kane dale shume mosperputhje ne fatura.


Sipas tyre tregtimi i kesaj nafte ne karburantet shqiptare i ka sjelle organizatoreve te kontrabandes miliona euro fitime permes mospagimit te taksave. Kjo nafte shitej ne treg me te njejtin cmim si nafta e paster.


Ish-ministri ka shpjeguar funksionimin e kontrabandes VKM-ne e sherrit me Berishen dhe implikimin e Kulicajt

Prifti Kontrabanda shkon deri ne nivel ministrash


Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ne nje interviste te dhene per Shekullin dy jave me pare ka shpjeguar se ne kete kontrabanda nafte jane te implikuar zyrtare qe nga ish-drejtues te ARMO-s shteterore qe nga drejtues lokale te policise se shtetit deri ne drejtues e punonjes doganash.


Rrjeti i ketij aktiviteti kriminal eshte shume i madh. Ata kane punuar me shume kujdes dhe eshte shume veshtire ta zbulosh kete krim qe i ka sjelle shtetit miliona euro dem ekonomik dhe evazion fiskal. Per mendimin tim shkon shume lart deri ne nivel ministrash.


Nje aktivitet kaq i madh kriminal ku kane marre pjese qindra shofere dhjetera police dhjetera punonjes doganash e tatimesh eshte e pamundur te behet nen hunden e shtetit dhe askush mos te dije asgje. Njerezit e thjeshte kane folur dhe flasin kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkefajesi- ka thene Dritan Prifti. Nderkohe ai ka treguar edhe per bisedat qe ka pasur me Berishen dhe Boden per kete rast.


Pasi e ngrita me force kete problem Berisha Bode dhe une rame dakord te benim nje VKM ku te ndalonim eksportin e virxhinias nga subjekte te tjere vec ARMO sh.a. Ky vendim u propozua nga une dhe u aprovua nga qeveria. Ky dokument ekziston i firmosur nga Sali Berisha- ka thene Prifti.


Dokumenti qe i referohet ish-ministri eshte pikerisht ai qe publikon sot Shekulli dhe ndodhet ne fletoren zyrtare nr. 99 te dates 28 korrik 2010. Nderkohe ne lidhje me ish-truprojen personale te Sali Berishes sot zv.drejtori i pergjithshem i policise Prifti eshte shprehur se nga hetimet e tij rezulton qe te jete ne krye te kontrabandes.


Atij i ka dale emri ne kontrabanden e naftes. Nje dite te bukur nese hetimin e kesaj kontrabande do ta marre seriozisht. A do tju lexoj nje sms. Nje sms nga nje inspektor i kontrabandes Pasi ndaluam botet mori dikush ne telefon dhe me kercenoi qe leshojini botet se do tju djegim botet. Pas kesaj lajmeruam policine. Erdhi grupi i gatshem dhe i thame qe botet te mos luanin nga vendet.


Pas pak botet levizin. Kjo tregon perfshirjen e policise. Une i them doganave hetoni vitin 2007 deri ne fund te vitit 2009. Shkoni tek ARMO merrni sa eshte prodhuar merrni kujt i eshte shitur dhe shkoni tek kompanite qe i kane blere dhe ku i kane cuar.


Nafta gjasme eshte eksportuar por ajo nafte eshte shitur ne shtetin shqiptar. E para nuk jane paguar taksat dhe e dyta ai produkt eshte i ndaluar te perdoret ne tregun shqiptar- ka thene Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›