E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot vendimi pa viza ne BE

Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian do ti japin paraditen e sotme ok perfundimtar levizjes se lire te shqiptareve


Pas votimit vendimi per heqjen e vizave do te hyje ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare


TIRAN- Shqiptaret nisin sot javen me nje lajm te mire qe u sjell levizjen e lire pa viza ne vendet e hapesires Shengen. Pas votimit te raportit per liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian i cili e miratoi ate me 538 vota pro dhe 47 kunder tashme propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen pritet te miratohet ne samitin e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian ne Bruksel.

Paraditen e sotme rreth ores 1000 zyrtaret e larte te vendeve anetare te BE-se do te japin ok perfundimtar ceshtjes se vizave per shqiptaret dhe boshnjaket. Heqja e vizave kerkon 2/3 e votave te deputeteve te pranishem.


Megjithese ka pasur vende skeptike si Franca dhe Holanda ne kete samit nuk priten kundershtime pas jane marre te gjitha garancite se vendi yne do te qendroje nen vezhgim dhe nuk do te kete perseritje te rastit te Maqedonise dhe Malit te Zi qytetaret e te cileve vershuan per ne vendet e BE-se.
Nen rregulla te forta shqiptaret do te mund te levizin lirisht dhe pa viza ne vendet e hapesires Shengen.


Diplomate te Bashkimit Europian bejne te ditur per mediat nderkombetare se levizja e liria pritet te hyje ne fuqi pak perpara Krishtlindjeve dhe kjo mund te konsiderohet si nje dhurate e BE-se per festat e fundvitit.


Levizja per ne vendet e hapesires Shengen do te duket te jene sipas rregullave ne te kundert do te kete denime individuale qe mund te shkoje me pezullim deri ne 5 vjet per te hyre ne vendet Shengen. do qytetar shqiptare mund te qendroje ne nje vend te Bashkimit Europian 90 dite nga 180.


Nese nuk zbatohen keto udhezime atehere do te hyjne ne fuqi sanksionet. Ne rast se propozimi votohet pozitivisht ashtu sic edhe pritet atehere vendimi per heqjen e vizave do te hyje ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare.


Propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen u be me 27 maj nga Komisioni Europian. Ai erdhi si rezultat i nje pune intensive 2-vjecare ne kuader te dialogut per liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Europian Shqiperia dhe Bosnja kane bere progres ne permiresimin e sigurise se pasaportave forcimit te kontrollit te kufijve dhe luften kunder krimit te organizuar.


Zona Shengen perbehet nga 28 vende europiane vendet e unionit me perjashtim te Britanise dhe Irlandes dhe tre vende te tjera jo anetare si Islanda Norvegjia dhe Zvicra. Perpara marrjes se drites jeshile per hyrjen ne listen e vendeve qe mund te qarkullojne pa viza Shqiperise iu vendosen tre kushte te rendesishme.


Se pari zbatimi i plote i marreveshjeve ekzistuese per ripranimin e emigranteve te paligjshem. Se dyti eshte siguria e dokumenteve te identifikimit dhe se treti eshte bashkepunimi i ngushte ne luften kunder krimit te organizuar. Ne raportin e fundit te raportuesve te Bashkimit Europian vleresohet se te tria keto kushte jane plotesuar dhe vendit iu hapen dyert per tu futur ne procesin e liberalizimit te vizave.


Vendimi


Paraditen e sotme rreth ores 1000 zyrtaret e larte te vendeve anetare te BE-se do te japin ok perfundimtar ceshtjes se vizave per shqiptaret dhe boshnjaket. Megjithese ka pasur vende skeptike si Franca dhe Holanda ne kete samit nuk priten kundershtime pas jane marre te gjitha garancite se vendi yne do te qendroje nen vezhgim dhe nuk do te kete perseritje te rastit te Maqedonise dhe Malit te Zi.


Dhurata


Nen rregulla te forta shqiptaret do te mund te levizin lirisht dhe pa viza ne vendet e hapesires Shengen. Diplomate te Bashkimit Europian bejne te ditur per mediat nderkombetare se levizja e liria pritet te hyje ne fuqi pak perpara Krishtlindjeve dhe kjo mund te konsiderohet si nje dhurate e BE-se per festat e fundvitit. Levizja per ne vendet Shengen do te duket te jene sipas rregullave ne te kundert do te kete penalizim.


Pas liberalizimit te vizave Shqiperia pergjigje negative per statusin kandidat

Shqiptaret gezojne sot hidherohen neser


Nje dite pas marrjes se lajmit qe do te gezoje shqiptaret per levizjen e lire pa viza ne hapesiren Shengen do te pasohet nga nje dite tjeter e hidheruar per ta.


Diten e neserme pritet qe Komisioni Europian te publikoje raportin e progresit per vendin tone. Publikimi i ketij raporti do te thote edhe dhenien e nje pergjigje per opinionin mbi statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian mbi Shqiperine. Nga te gjitha analizat dhe deklarimet e nderkombetareve eshte lene te kuptohet se Shqiperia nuk do te mund te marre statusin e vendit kandidat.


Qendrimet e zyrtareve te larte dhe kritikat e nderkombetareve lidhen kryesisht me situaten politike dhe mosarritjen e zgjidhjes se krizes qe po vijon prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Krahas ceshtjes politike qeveria shqiptare do te kritikohet ne punen e saj edhe per luften e kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe moszbatimin e disa reformave jetike per vendin kryesisht ne sistemin gjyqesor.


Ja kriteret qe duhet te plotesojne qytetaret shqiptare per te levizur ne vendet e BE

Kushtet per te levizur pa viza


Nje shtetas shqiptar nuk mund te qendroje ne hapesiren Shengen me shume se 90 dite per 180 dite kalendarike. Kjo do te thote se per cdo shqiptar qe duhet te levize jashte vendit duhet te kete parasysh se nese qendron per 3 muaj ne nje vend te zones Shengen atehere nga dita e hyrjes duhet te mbushen 6 muaj qe te kete mundesi te dale perseri.


Asnje qytetar nuk ka te drejte te punesohet. Keto dite mund te konsumohen te gjitha njeheresh te hyhet diten e pare dhe te dilet diten e 90-te ose mund te hyhet nje numer te pakushtezuar heresh por po ti mbledhesh te gjitha se bashku nuk mund te kalojne 90 dite ne 180 dite kalendarike.


Nese personi do te qendroje ne varesi te qellimit nese ka nje kontrate punesimi ose nese ben bashkim familjar ose nese ben pushime te gjata mbi 90 dite ne 180 ai duhet te marre vize ne ambasade perpara se te niset. Viza eshte e vetmja qe konvertohet ne leje qendrimi. Asnje menyre tjeter hyrje nuk ka per te qendruar ne menyre te ligjshme me shume se 90 dite.


Ne rast se nje rregull i tille shkelet ashtu sikurse faji eshte individual penaliteti eshte individual. Nese dikush shkel rregullat e qendrimit ai perballet drejtperdrejt si person me penalitet ne varesi te shkeljes qe ka bere. Ne cdo rast personi duhet te jete patjeter i pajisur me nje pasaporte biometrike.


Ai mund te pyetet ne kufi nese ka mjete te mjaftueshme financiare mund te pyetet per qellimin e udhetimit. Oficeri kufitar mund te kerkoje te shohe qe personi ka apo nuk ka nje sigurim shendetesor i cili mbulon shpenzimet ne rast aksidentesh.


Nese jeni i ftuar nga dikush si person fizik apo juridik duhet te tregoni ftesen. Nese nuk keni para te mjaftueshme per te perballuar shpenzimet tuaja atehere duhet te tregoni se kush ju ka ftuar dhe qe merr persiper te gjithe qendrimin tuaj.


Nje tjeter kujdes qe duhet ti kushtojne shqiptaret ne daljen e tyre jashte vendit duhet te jete dhe shuma qe duhet te kene me vete pervec sigurimit te fjetjes. Mbi shpenzimet per fjetur dhe ne varesi te vendit si rregull midis 50-70 euro ne dite quhen te mjaftueshme per te perballuar shpenzimet e tua ditore.


Nese personi deklaron se do te rrije dhjete dite duhet te kete pervec fjetjes dhe 500-700 euro. Mund te kesh karte krediti nuk duhet qe te kesh patjeter para ne dore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›