Kauza e PS-se mbrojtje e interesave te seksereve Mata-hari
Dihet qe ne politike shpesh duhet te besh bllofe pse ne politike siperfaqja e trukuar ka shume rendesi. Keni degjuar ndonjehere ndonje kandidat per karrige a lider ndash edhe pse duket se eshte i humbur sipas sondazheve te opinionit publik ndash te ngreje flamurin e bardhe te dorezimit. Jo. Derisa dikush tjeter ti thote Ju keni humbur zoteri prandaj pergjigju. Per zgjedhjet e kaluara vetem Ben Blushi i kerkoi llogari Edi Rames. Sigurisht jemi ende larg fushates se vertete zgjedhore por bllofet ne qarkullim po shfaqen te shumta. Te gjithe shohin sjelljen e Partise Socialiste qe sulmon pa fre dhe plot dell perbaltes maxhorancen parlamentare. Ndonese po zbulohet qartazi se po i ben keto sulme per tu mbrojtur. Po po sulmon per tu mbrojtur. Jo vetem ne sportin e futbollit funksionon kjo taktike por edhe ne politiken ditore. Sepse Partia Socialiste sulmon znj. Albana Vokshi sepse do te mbroje aferat e Tan Leprit. Ajo sulmon hapur z. Genc Ruli pse do te mbroje aferat e kusherinjve te Shalesve dhe kunatin e Dash Pezes. Olta Xhacka blofon duke sulmuar kunatin e znj.Majlinda Bregu por harron tenderat e bashkise per Ilir Maten kunatin e Dash Pezes. Prej ditesh Partia Socialiste ka vene ne epiqender te sulmeve privatizimin e ish-Ekspozites. E gjitha kjo nuk ka te beje me procedurat qe jane ndjekur nga Ministria e Ekonomise ne privatizim por me perfituesit e ketij privatizimi.
E gjithe stuhia sulmuese ka nje qellim te vetem te mbroje angazhimin e firmes ndertuese tek kjo zone e lakmuar dhe te heqe qafe te gjithe ndertuesit e tjere qe kane shfaqur interes. Ajo qe ben Shalesi perdite ne konference per shtyp eshte nje sulm ndaj pronareve per te bere pakt me sekserin qe mbron interesat e Dash Pezes. Ka disa muaj qe sekseret Mata-hari te PS-se vertiten si lubi per te nenshkruar kontrata pallatesh. Mjafton vetem ekstrakti i Qendres Kombetare te Regjistrimit te Bizneseve konfirmon se firma qe ka fituar te drejten te ndertoje ne truallin ku shtrihej ish-Ekspozita Shqiperia Sot ka per administrator Luan Maten djalin e xhaxhait te Ilir Mates kunatit te famshem te Dash Pezes njeriut qe ka ngritur pallatin shumekatesh qe u ka zene rrugen qytetareve prapa Hotel Tirana qe ka marre monopolin e linjave te urbanit ne kryeqytet.
Sidoqofte provojme te arsyetojme pak mbi fushaten puritane socialiste kur ajo gjendet fund e krye ne kushte mekatesh aq sa mund ta kete zili jo vetem djalli por qe i shti friken cdo lloj prifti a uji te bekuar. Gafa e opozites socialiste eshte se media nuk do te kishte zbuluar prapaskenat shtytjes se vertete te ketyre akuzave. Perkundrejt menyres se palogjikshme te ketyre sulmeve rezultoi se Rama donte te mbronte njerin prej te afermve te deputetit socialist Dash Peza qiradhenesi i kulles se Pezes. Ky fakt eshte i habitshem sepse nxjerr ne pah bllofin tjeter te kryesocialistit qe ndersa sulmon me akuza Partine Demokratike duke shtremberuar fakte dhe falsifikuar dokumente i rezulton qe brenda te gjithe kesaj tymnaje te jene te perfshire pikerisht njerezit e tij me te afert. Packa se mund te lexohet edhe si shantazh ndaj Dash Pezes pasiqe dihet nga burime konfidenciale se ai eshte lidhur me nje tjeter njeri te betonarmese nje ndertuese. Mirepo edhe ketu kemi nje tjeter bllof. Ai ka gjetur nje partnere ndertuese qe shoqerohet shpesh per tiu paraqitur shqiptareve si nje njeri i besueshem pas stuhive martesore dhe jo te tilla. Keto bllofe jane teknika marketingu per ta paraqitur veten sa me te besueshem dhe per rrjedhoje kjo konvertohet ne sa me shume vota e qe perkthehet si pushtet. Mjet eshte perdorimi i femrave per te pasur pushtet. Promovimi si i dashur me te gjithe mbani mend greven e urise dhe sjelljen e tij dhe si familjar kane qene i vetmi investim marketingu. Jane bllofe te koordinuara per te meremetuar portretin e vete-keqtrajtuar nga nje zbavitje narciziste.