Mbledhja e presidentëve të rajonit, Ivanovic: Takimi pa Tadic, asnjë efekt

Takimi i presidentëve të rajonit në Prizren nuk do të ketë asnjë efekt pa pjesëmarrjen e Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. Kështu u shpreh për Alsat Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, duke shtuar se me këtë takim Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dëshiron ta paraqesë si pune të kryer çështjen e statusit të Kosovës.
“Kjo bëhet para bisedimeve për të fituar pikë politike. Krijohet përshtypja se statusi është çështje e kryer, prandaj Presidneti Sejdiu ka ftuar kolegët e rajonit. Këta janë njerëz që e kanë pranuar Kosovën, por pa dashur të nënvlerësoj asnjë vend, aty nuk do të jetë presidenti Tadiç. Pa të kjo nuk do të funksionojë” thotë Ivanovic.
Numri dy i ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Beogradit përkrah fillimin e shpejtë të biseidmeve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, mungesa e dialogut krijon mundësi për një konflikt të ri.
“Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Mungesa e bisedimeve krijon kushtet për një konflikt dhe kjo nuk është gjë e mirë. Duhet të bisedojmë për çështje teknike, pa pretenduar të zgjidhim menjëherë çështjen e statusit, ndërsa heret ose vonë do të vijmë edhe te çështja e statusit. Sepse zgjidhja e vetme e qëndrueshme është ajo me të cilën pajtohet edhe Serbia” thotë Ivanovic.
Ivanoviç ditë më parë ka thënë se Modeli i Qipros është ndoshta modeli më i mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Bul Salihu