E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit lë në burg ish kreun e IQT-së

Gjykata e Apelit, la ne burg pa afat, Virgjil Jotin, ish kryeinspektori i Inspektoriatit te Larte Teknik, i akuzuar per korrupsion pasiv. I pandehuri Joti, ankimoi ne Gjykaten e Apelit, vendimin e dhene nga gjykata e Tiranes, qe e la ate ne burg pa afat,deri ne perfundimin e plote te hetimeve ndaj tij.

Avokati i te pandehurit Joti, sqaron per Alsat se kundershtoi ne Apel, pikerisht masen e sigurise dhe kërkoi nga gjykata rrezimin e saj. Sipas avokateve te ish kryeinspektorit Joti, prokuroria nuk ka prova per te mbajtur ne burg klientin e tyre. Mbrojtja ishte e gatshme te ofronte edhe nje garanci pasurore per nje mase sigurie me te lehte, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Prokuroria e Tiranes, regjistroi procedimin penal, ndaj ish kryeinspektorit Joti, mbremjen e 31 majit, pas nje kallezimi te bere nga nje biznesmen qe operonte ne fushen e karburanteve. Per 2 dite, prokuroria duke perdorur veprime stimuluese dhe metoda speciale hetimi, arrestoi ne 1 qershor, Virgjil Jotin dhe 2 vartesit e tij, ndersa ne cilesine e proves materiale sekuestroi 17 mije Euro, te destinuara per ish kreret e Inspektoriatit te Larte Teknik.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›