E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herbi Fortunat kontrate 70 mije euro me Besen

Nga Arben Shemili

Herbi Fortunat sot hodhi firmen tek zyrat e klubit Besa qe e lidh per nje vit me kete klub,nje kontrate 70 mije euro.Fortunat ju bashkua ekipit Besa para disa diteve per te qene pjese e ekipit vetem per ndeshjet e kupes UEFA por me kembenguljen e menaxhereve te Herbit,Sokol Murati dhe Gentian Shemili qe furnizojne gjithmone ekipin e Beses me lojtare te ardhur nga kampionatet franceze,gjithashtu edhe me zermergjeresine e presidentit Bizhdili per ti bere nje oferte te majme lojtarit,u vendos qe ai te jete ne formacionin e ketij ekipi per kete sezon futbollistik,duke shkeputur kontraten me ekipin e tij ENTENTE SSG ( France,National ).
Dihet qe presidenti Bizhdili ka nje depulese per kete lojtar qe kur ai mbante mbi supe sulmin e Beses ne sezonin 2005-2006.Fortunat eshte bere edhe lojtar formacioni i ekipit kombetar Kongo,ku deri tani ka zhvilluar 4 ndeshje.Tani ekipi i Beses mund te themi me plot gojen qe ka sulmin me te mire ne kampionatin shqiptar, Fortunat dhe Elokan,nje dyshe qe do ta kene frike te gjitha ekipet e shqiperise,gjithashtu kjo dyshe eshte shume premtuese per kualifikim ne kupen e UEFA.Presidenti Bizhdili tregon edhe njehere seriozitetin dhe deshiren e madhe per te bere ekipin e tij Besa nje nga ekipet me te forte ne kampionatin shqiptar si edhe te plotesoje nje enderr te tifozerise kavajase per ta shpallur ate kampion te Shqiperise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›