Luani kundër “Tigrit” Tompson

"Nata e kampionëve" do të vendosë përballë njëri-tjetrit, më 14 shkurt në Hamburg, dy boksierët e peshave të rënda, Luan Krasniqin dhe Aleksandër Dimitrenkon në parandeshjen që cel edhe rrugën drejt ndeshjes së madhe për titullin botëror. Krasniqi do të boksojë kundër amerikanit Tompson në version WBO dhe Dimitrenko kundër amerikanit tjetër Malkolm Tan. Përballja Krasniqi-Tompson do të jetë "luftë eliminatore", që do të thotë se fituesi do të ketë të drejtën të luftojë për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Kosovari nga Juniku, Luan Krasniqi, i cili gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka arritur 30 fitore (nga këto 14 me nokaut), 2 humbje dhe 1 barazim synon fitoren ditën e shtunë kundër një boksierit amerikan që vlerësohet si një "njeri i rrezikshëm". "Ai nuk është i shpejtë, por ka një mënyrë të fortë luftimi. Unë dua të përgatitem maksimalisht për t'u ngjitur në ring dhe ta arrij fitoren hap pas hapi", - deklaroi 35-vjecari për Televizionin gjerman ZDF, i cili ka dhe të drejtën ekskluzive të transmetimit (ora 22:00). Përgatitjet e Krasniqit shkuan shumë mirë. Ai ka vetëm një qëllim. "Ndeshja është shumë e rëndësishme dhe nuk dëshiroj që ta lë të më shpëtojë edhe njëherë shansin për titullin botëror. Unë do të përqendrohem dhe nuk do të bëj më gabime dhe shoh se do të luftoj për titullin botëror", - shton ai. Krasniqi dhe Tompson e njohin njëri-tjetrin prej pesë vitesh. Për këtë, amerikani është përgatitur seriozisht për të luftuar me shqiptarin e natyralizuar si gjerman. "Luani është zhvilluar shumë edhe është një boksier i klasit botëror, i pjekur. Por, nga ana tjetër, edhe unë jam përmirësuar dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum shansin për një titull botëror", - thotë "Tigri" Tompson, bilanci i të cilit është 29 fitore (nga këto 17 me nokaut) dhe një humbje. "Kam dëshirë që ta mbaroj ndeshjen sa më parë të jetë e mundur, - pohoi Krasniqi për boxing.de, por nuk do të rrezikoj, nuk do të bëj aventurë për këtë". E njëjtë është dhe përgjigjja e kundërshtarit të tij, Toni Tompson, gjatë një deklarate për portalin fightnews.com. në lidhje me Luan Krasniqin. "Është folur shumë në shtyp. Unë nuk them shumë gjëra, pasi në për këtë ndeshje jam përgatitur shumë mirë me ekipin tim. Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe një dyluftim tërheqës". 35-vjecari Thompson mund të konsiderohet si një kundërshtarët në të fortë me të cilin do të përballet shqiptari me pasaportë gjermane Luan Krasniqi. "Tigri" aktualisht renditet i treti në listën e më të mirëve në versionin WBC, i gjashti në WBO, i 11-i në IBF dhe i 12-i në WBA. Ka një bilanc prej 29 fitoresh prej të cilave 17 me "nokaut" dhe vetëm një humbjeje në ringun profesionist ku është ngjitur për herë të parë në janar të vitit 2000. Ka shënuar fitore në 25 duelet e tij të fundit dhe ka fituar dy herë titullin e kampionit të kontinentit amerikan në versionin më prestigjioz WBC.
Për 36-vjecarin junikas, Luan Krasniqi, që ka një bilanc prej 30 fitoreve (14 me "nokaut"), 2 humbjeve dhe një barazimi kjo përballje do të jetë hera e dytë që do të zhvillojë një "Eliminator Fight". Të parën ai e kishte fituar me "nokaut" në rundin e gjashtë më 2005-n ndaj një tjetër amerikani, Lance Whitaker. Pas kësaj ai kishte provuar të bëjë të vetin brezin e kampionit të botës për kategorinë e rëndë në versionin WBO përballë Lamon Brewster, por pa ia arritur qëllimit.
Fitorja kundër Mintos
Luan Krasniqi fitoi më 18 mars kundër amerikanit Brajan Minto. Kjo ishte ndeshja e parë e Luan Krasniqit, pas humbjes ndaj Lamon Brewster. Kjo ndeshje ishte për titullin e kampionit Interkontinental të federatës WBO, për peshën super të rëndë. Një ndeshje me 12 raunde. Krasniqi e tregoi veten e tij si një boksier me eksperiencë të madhe. Gjyqtarët i dhanë Krasniqit një fitore unanime me pikë.