E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezarta: “Dua të kthehem në lojë” (BBA III Live)

Rezarta është e shqetësuar për lidhjen e saj. Ajo shkon në kuzhinë dhe bisedon me Adën për këtë temë. Rezi mendon se ndoshta lidhja e saj nuk funksionon aty brenda, por jashtë do funksionojë. Ada shprehet se më shumë po e sheh nervoze sesa të lumtur, ndërsa Rezi mendon se ka ndryshuar dhe njerëzit që më parë i janë dukur interesant, tani nuk i duken më. Sipas Adës, fajin nuk e kanë njerëzit, por ajo që është fokusuar vetëm tek Miri. Rezi e kupton këtë gjë, por shprehet se nuk ka nerva që të dalë prej kësaj gjendjeje edhe pse e di se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë. Ada e mendon si pëlqim lidhjen e tyre, ndërsa Rezi nuk di ta shpjegojë dhe thotë se ndjen shumë për Mirin, por në të njëjtën kohë dëshiron që të kthehet sërish në lojë. Ada e këshillon se ajo ka ardhur në këtë lojë për veten e saj e jo për të tjerët, ndaj i thotë që të ngrihet më optimiste e të përpiqet të ndryshojë dicka. Rezi shprehet se i duhet një shtysë. Ajo tregon se banorët e tjerë kanë filluar t’i flasin me ironi, ndërsa Ada mendon se këto raporte janë krijuar nga banorët e vjetër, mes njeri-tjetrit e kështu kanë për të vazhduar deri sa t’i nxjerrin inatet që kanë. Ajo e këshillon sërish Rezin që t’i marrë më qetësisht e më pozitivisht gjërat që të dalë nga kjo monotoni.

Rezarta dhe Miri flasin për lidhjen

Jetmiri dhe Rezarta diskutojnë për lidhjen e tyre. Ajo thotë se ka vënë re disa ndryshime tek sjellja e saj, kjo si pasojë e ndodhive të ndryshme. Miri i thotë se nëse ajo vazhdon kështu, atëherë mund të ftohet marrëdhënia midis tyre, madje thotë se e ka vënë re një ftohje tek vetja. Rezi ia kthen se e kupton këtë gjë, por uron që ai të mos ndryshojë ndaj saj vetëm nga gabimet që bën apo nga ndikimi i të tjerëve. Ajo i kërkon Mirit që t’i spjegojë se ku ka gabuar ajo që ai po ftohet. Miri i thotë se nuk po ndjen atë ngrohtësinë e fillimit, por kjo nuk do të thotë se nuk e do më, ndërsa Rezi mendon se ai nuk i jep që ajo t’i rrijë afër, madje më shumë afron të tjerët se sa atë. Ata diskutojnë edhe për grindjen që patën gjatë mbrëmjes dhe të dy shprehen se u mërzitën nga njeri-tjetri dhe Miri mendon se kështu po shkatërrohen. Miri justifikohet se po ndjehet nën tension gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo ka shkaktuar një ndryshim në raportin e tyre. “Nuk arrij që t’i jap disa përgjigje vetes apo ty të të jap vëmendjen që meriton”- shprehet ai dhe thotë se shpesh nuk sillet si duhet, madje bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë, prej stresit. Rezarta e pyet se si duhet të sillet ajo me të, ndoshta të largohet, por ai i thotë se vetëm nuk duhet ta sforcojë e t’i japë kohë derisa ai ta kalojë këtë gjendje. “Nuk është e drejtë që t’i të stresohesh për mua”- i thotë ai dhe shprehet se ajo ka ardhur për lojën e saj aty. Rezi ia kthen se ajo që ndjen për të, është më e madhe se loja.

Komente për grupin tjetër

Enxhi i thotë Mirit sërish se nëse del ai, ajo do dalë pas tij dhe Miri i thotë se kjo mund të ndodhë vërtetë. enxhi e pyet nëse ai do bënte të njëjtën gjë për të, por Miri, pasi mendohet pak, e pyet atë se përse ka vendosur që t’i bëjë pyetje të tilla. “Dua të të njoh edhe në këtë drejtim”- shprehet ajo. Miri i thotë se do vijë së shpejti dita kur ai t’ia tregojë se e pëlqen dhe e vlerëson atë si një shoqe të mirë, ndërsa Enxhi ia kthen se mezi po e pret këtë gjë. Biseda ndryshon dhe Miri fillon t’i tregojë për lojën që u bëri të tjerëve një natë më parë dhe mënyrën se si reaguan të tjerët. Enxhi tregon se ia kishin vënë gishtin asaj fillimisht, por kur ajo u kishte thënë se s’kishte lidhje me të, disa prej banorëve, Bledi, ishin shprehur se asaj ia merrnin si lojë, ndërsa ndonjë tjetri jo. Miri tregon se dhe atij iu afrua Bledi dhe e pyeti, por shton se ai donte që të kapej jo me të, por me Klodin, ose Domenikën, ose Oltën për këtë lojë. Rezarta shprehet se ata nuk e ndjejnë të kapen me të sepse e kanë krijuar rrethin e tyre, ndërsa Enxhi mendon të kundërtën. Rezarta u tregon se pak më parë ishte në dhomën e gjumit kur erdhi lta me Bledin dhe të tjerët komentonin mbi ata të dy. Ajo tregon se disa ishin shprehur me një ton të çuditshëm se ka banorë që nuk i shikojnë ata si çift, fjalët që Rezi ia kishte thënë në tavolinën e ngrënies Seldit, Klodit edhe Domit e kishin përmendur me inicial emrin e saj. Rezi thotë se ata nuk e kishin parë që ajo ishte aty dhe kur kishte reaguar, ata kishin mbetur të habitur, ndërsa ajo i kishte thënë se ky është mendimi i saj. Bertina duke dëgjuar bisedën thotë se kjo u bë si punë garash, kush e kush të bëhet sa më parë çift.

Erioni: “Nuk mund të njihesh në këto kushte”

Erioni dhe Ada diskutojnë për marrëdhënien e tij me Bertinën. Ada shprehet se nuk i kupton disa veprime apo fjalë të Bertinës si përshembull “unë kjo jam, po deshe, po s’deshe ik”. Sipas saj, në një cift nuk duhet të ekzistojë kjo lloj marrëdhënie, madje pa argumentuar se përse merren të tilla vendime. Erioni thotë se do vijë një moment që edhe ai do bëjë kokëfortin. “Nëse nuk ka rrugë të mesme kjo do ndodhë”- shprehet ai, ndërsa Ada thotë se kjo mënyrë i privon lirinë personit tjetër sepse nuk i lë hapsirë që të veprojë ashtu si do vetë, por sic do tjetri. Erioni tregon se me Bertinën janë disa situata të vogla, të tilla, por që atij nuk i vjen mirë. Ada mendon se kur gjëra të tilla ndodhin në këtë shtëpi e në kushte të tilla, në jetën jashtë do jetë edhe me keq dhe argumenton se këtu ata kanë ardhur edhe për lojë. Ndqërsa vazhdojnë bisedën, Ada uron që Erioni të gjejë një të dashur, të duhurën për veten e vet. “Ndoshta është edhe kjo”- ia kthen ai duke nënkuptuar Bertinën, por Ada shprehet se i duken shumë larg të dy. Erioni thotë se do t’i shohë situatat me të jashtë dhe shprehet se të lidhej në shtëpi nuk i pëlqente sepse kushtet nuk janë të tilla që të njihen mirë. Ai tregon se Bertina i pëlqente dhe e mendonte të kishte një histori me të, por jo këtu dhe nga kjo e sforconte veten që të mos i shfaqte ndjenjat që më parë. Dy banorët ndryshojnë temën e bisedës dhe diskutojnë për xhelozinë. Erioni shprehet se është shumë xheloz në një lidhje dhe jep disa shembuj të tillë, ndërsa Ada tregon se në lidhjen e saj, i ka lënë shumë hapsira partnerit dhe ndoshta kjo e ka cuar në përfundimin e historisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›