E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha akuzat janë të pavërteta

Reagimi i FSHF

Pas konferencës për shtyp të dy kandidatëve për president Rudi Vata dhe Refik Halili dhe të kandidatit për një post në KE, Sulejman Starova, të cilët akuzonin për parregullsi në Asamble, i menjëhershëm ka qenë reagimi i FSHF-së. Sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani, i ka cilësuar pohimet e bëra rreth procedurave zgjedhore si “të pavërteta”. “Mbështetur në nenin 22, pika 2, germa “a” të Statutit, Shoqata e Mjekësisë Sportive është anëtare e FSHF-së. Ajo është regjistruar si person juridik me vendimin nr. 6936, datë 24.10.1995, në Gjykatën e Tiranës. Gjithashtu, statuti nuk përcakton asnjë subjekt të quajtur ‘Shoqata e Futbollit Amator’ si anëtar të federatës. Futbolli amator përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në përputhje me nenin 22, pika 3, të statutit të FSHF. Në asnjë rast punonjësit e federatës nuk janë angazhuar të caktojnë apo ndikojnë në caktimin e delegateve apo kandidatëve për organet drejtuese”, thuhej në deklaratën për shtyp.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›