Hermain Cain me gaf të ri

Gafat e kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë duket se po bëhen të zakonshme. Pas Rick Perryt, edhe Herman Cain ka bërë një gafë në një intervistë televizive.
I pyetur nga gazetari për një gjykim mbi aksionin e presidentit Obama në Libi, Cain është përgjigjur: “Presidenti Obama i mbështeti protestat, apo jo?”.
Më pas, pas disa sekondave siklet dhe heshtje, ai ka shtuar: “Ai kërkoi që Gaddafi të largohej? Doja vetëm të sigurohesha që po flisnim për të njëjtën gjë”.
Videoja e gafave është transmetuar tashmë në internet.
Ndërsa Perry, në debatin e 9 nëntorit, nuk arriti të tregonte emrat e tri departamenteve federale që do të eliminonte, nëse do të bëhej president.
Por përveç gafave, Cain ndodhet në një telash tjetër, pas akuzave për ngacmime seksuale të bëra nga një femër.
Ish-i dashuri i kësaj të fundit, që e akuzon kandidatin se e ka prekur në vende intime, ka mbështetur historinë e saj.