E Shtunë, 31 Tetor 2026

City e kërkon Reusin

Manchester City e ka konfirmuar interesimin për yllin e ri gjerman, Marco Reus. Ky i fundit po shkëlqen në fanellën e Borussia Moenchengladbachut në Bundesligën gjermane. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori teknik i ‘Citizensit’, Mike Rigg.

“Reus është një lojtar që na pëlqen. Do të mundohemi që ta sjellim atë në Premierligë”, deklaroi Rigg për tabloidin gjerman, Bild. 22 vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit, por edhe në atë të sulmuesit, mund të qëndrojë në Gjermani deri në fund të sezonit, për t’u transferuar më pas në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›