E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosovës, NATO kërkon urgjentisht ushtarë shtesë

Berlin- Gazeta e njohur gjermane Der Spiegel në versionin online të saj, ka shkruar se NATO ka kërkuar urgjentisht nga Gjermania ti dalë në ndihmë KFOR-it duke i dërguar në Kosovë forcat për ndërhyrjen e shpejtë.

Kjo kërkesë, sipas burimeve të gazetës, bëhet për shkak të frikës nga tensionet e reja në veri të Mitrovicës dhe mundësisë së përshkallëzimit të situatës në prag të zgjedhjeve serbe, që pritet të mbahen me 6 Maj.

Sipas Der Spiegel Gjermania do të dërgojë në Kosovë 550 ushtarë nga gorcat rezervë operative të ORF-së, ndërsa Austria rreth 150 trupa, madje këta të fundit pritet të hyjnë sot në territorin e Republikës së Kosovës.

Veriu i Kosovës është në qëndër të bisedimeve dhe shqetësimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të trazirave të shumta dhe incidenteve të njëpasnjëshme që janë shënuar javët e fundit.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›