Franca dhe Gjermania, të shqetësuara rreth Shengenit
Berlin- Edhe pse kanë kaluar 17 vjet që nga fillimi i aplikimit të marrëveshjes për liri të levizjes, disa nga vendet më me ndikim në organizmin më të lartë evropian kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre në lidhje me rregullat e Shengenit.
Franca dhe Gjermania, sipas gazetës Süddeutsche Zeitung, kanë paralajmëruar mundësinë e futjes së kontrollit nacional në qoftë se nuk funksionon si duhet kontrolli në jug dhe në lindje të BE-së.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich dhe ai francez Claude Guéant, i kanë nisur nga një letër gjithë homologëve të tyre evropianë për shqetësimet e tyre dhe masat që do të ndërmirren në rast të mos zgjidhjes së shpejtë të këtij problemi.
Gjithashtu Parisi dhe Berlini janë shprehur të pakënaqur nga vendimi i Komisionit Evropian që ai të ketë kompetencën e marrjes së vendimeve nesë duhet ose jo të futet kontrrolli i kufijve të vendeve anëtare.
Propozimi franko-gjerman pritet të diskutohet të enjten e ardhshme në takimin e ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg, por mësohet se vendimi përfundimtar për kontrollin e kufijve të vendeve brenda zonës Shengen nuk mund të merret para muajit Qershor.
Ideal Gola/IDEA/