E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, fqinjët rrahin me bishtin e lopatës 66-vjecaren

LIBRAZHD- Konflikti për pronën, ka cuar në masakrimin e një gruaje 66 vjecare, nga një cift të moshuarish. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Pishkash të Librazhdit ku bashkëshortët Xhevit e Lavdie Skura janë konfliktuar me fqinjën e tyre Feride Skura.

Sipas dëshmitarëve çifti Skura fillimisht është përleshur me fqinjën, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit dhe bashkëshortët e kanë qëlluar me mjete të forta duke e rrahur keqas me bishtin e lopatës, 66-vjeçaren.

Ajo ka mundur ti shpëtojë keqtrajtimit barbar vetëm në sajë të ndërhyrjes së disa fqinjëve, të cilët kanë shmangur një tragjedi të mundshme. 66 vjeçarja ka përfunduar në spital me plagë të rënda, ndërkohë që policia e komisariatit të Librazhdit ka shoqëruar bashkëshortët Skura. Konflikti për pronën mes tyre mësohet se ka lindur 15 vjet më parë dhe shpesh kanë degjeneruar në dhunë mes tyre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›