E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: SHBA, rol aktiv për dialogun Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol aktiv dhe do të jenë të pranishme në të gjitha fazat e dialogut mes Prishtinës e Beogradit”. Kështu theksohet në letrën drejtuar presidentit të SHBA-së Barack Obama nga kongresmeni Eliot Engel dhe 20 anëtarëve të tjerë të kongresit amerikan me rastin e 3 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
 

“Ne jemi të bindur se pa një prani të fuqishme amerikane kosovarët do të kenë pak ose aspak besim në proces dhe dialogu do të dështojë. Ne besojmë vendosmërisht se miqësia dhe mbështetja nga Shtetet e Bashkuara mbetet kritike për Kosovën, që ajo të zërë vendin e drejtë në mesin e vendeve të Evropës", thuhet në letër.

Rreth 20 kongresistët amerikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre se futja e Serbisë në Bashkimin Evropian përpara zgjidhjes së problemeve me Kosovën do t`i mundësonte Serbisë që të bllokonte anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në Union. Kjo sipas tyre do të ishte një katastrofë për Ballkanin dhe rrezikon ta kthejë Kosovën në vrimë të zezë të rajonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›