Hernandez shkëmben golat për tituj

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez ka insistuar se synon ti ndihmojë ekipit të arrijë sukses në vend të golave dhe lavdisë individuale.
Ylli meksikan ka realizuar 32 herë në dy sezonet e tij të para në Old Trafford dhe ka theksuar se objektivi i tij primar është të ndihmojë skuadrën në arritjen e suksesit.
“Kurrë nuk kam pasur një cak të golave. Nuk dua të jem i obsesionuar me shënimin e golave. Dua të jem futbollist i cili shënon gola dhe me to i ndihmon ekipit të fitojë tituj”, deklaroi Hernandez për magazinën Inside United.