E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurdisje në badminton, diskualifikohen 8 garues në Olimpiadë

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik diskualifikoi tetë lojëtarë të dyfishtë të badmintonit nga Lojërat Olimpike në Londër për shkak të akuzave se kanë humbur qëllimisht disa ndeshje.

Katër çiftet e femrave-dy nga Koreja Jugore, një nga Kina dhe një nga Indonezia, u akuzuan pas një varg gabimesh bazike gjatë ndeshjeve që patën të martën.

Të katër çiftet, të cilat ishin kualifikuar për çerek-finalen, akuzohen se kanë synuar të humbasin në ndeshjet preliminare për të pasur ndeshje më të lehta në raundet e mëpasshme.

Në Kodin Etik të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik theksohet se pjesëmarrësve “nuk u lejohet që, për çfarëdo arsye” të tentojnë “ta ndikojnë kursin e rezultateve të një ndeshjeje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›