Vetëm Kaka e di të ardhmen e tij

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka theksuar se nuk është në dijeni se çka do të vendos bashkëlojtari i tij Leite Kaka i cili spekulohet me largim nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ylli brazilian iu bashkua Realit më 2009 për 68 milionë euro. Milani ka shprehur interesim për ri-transferimin e Kakas por ende nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin madrilen.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët rreth Kakas, Pepe u përgjigj: “Ai është bashkëlojtar i mrekullueshëm dhe jam i lumtur që ndajmë një zhveshtore. Por, vetëm ai e di të ardhmen e tij”.