E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër 2012, përjashtohen tetë lojtare

Gazeta Shqip

Akuzohen se nuk kanë dhënë maksimumin për të fituar garën kualifikuese

Tetë lojtare të badminton (katër çifte), të akuzuara se “nuk kanë bërë maksimumin për të fituar në garat kualifikuese të mbrëmjes së të martës (31 korrik,) janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike. Lajmi është bërë i ditur nga AFP, sipas të cilës katër çiftet, mes të cilave një përfaqësues i Kinës, një nga Indonezia dhe dy nga Korea e Jugut, janë akuzuar se kanë humbur në mënyrë të qëllimshme për të lehtësuar kalimin e tyre në fazën çerekfinale, të së mërkurës. Mes të përjashtuarve figuron Yu Yang dhe Wang Xiaoli, kampione të botës në vitin 2011. Kinezet janë thyer me rezultatin 2-0 kundër jug-afrikaneve Jung Ky-ung dhe Kim Ha-na.

Në këtë sfidë nuk ka pasur asnjë shkëmbim që ka zgjatur më tepër se katër goditje dhe publiku i Wembley Arena ka manifestuar dukshëm pakënaqësinë e tij, në fund të një gare të karakterizuar nga gabime në goditje direkt në rrjet ose dukshëm jashtë terrenit të lojës. Ky prezantim është kualifikuar i papranueshëm nga presidenti i Komitetit të Organizimit të Lojërave Olimpike.

1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Londër 2012, përjashtohen tetë lojtare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›