E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sidni Hoxha, i 37-ti në 100 m stil i lirë, rekord kombëtar

Gazeta Shqip

Not

Notari Sidni Hoxha, pjesë e ekipit olimpik shqiptar në Londër 2012, i cili garoi në 100 metra, stil i lirë, nuk mundi dot të futet në zonën e medaljeve, edhe pse fitoi baterinë e tij më kohën 5111. Hoxha konkurroi në baterinë e tretë duke e fituar atë, ndërsa vetëm 16 notarët më të mirë u kualifikuan për në finale. Koha e tij ishte vetëm 244 larg kampionit olimpik dhe rekordmenit botëror, brazilianit Sezar Sielo. Ndërkohë që në përfundimin e të tetë baterive, ai u rendit në vendin e 37-të, duke lënë pas 19 notarë. Po ashtu, notari shqiptar ka arritur të thyejë rekordin e vet personal dhe njëkohësisht kombëtar në këtë stil me 23 të qindtat. Ashtu si për garuesit e mëparshëm kuqezinj në Lojërat Olimpike të kësaj vere, edhe notari Sidni Hoxha detyrohet ta përshëndesë publikun në Londër pa lënë ndonjë shenjë kushedi se çfarë. Notari 20-vjeçar, shtatlartë 1.93 metra, mori pjesë në Olimpiadën e 4 viteve më parë në Pekin 2008, veçse në garën e 50 metrave stil i lirë, duke dalë i 63-ti ndër 97 pjesëmarrës. Garën e djeshme e fitoi amerikani Nathan Adrian (48.19). Australiani James Magnussen, kampion i botës në fuqi, zuri vendin e 4-t me kohën 48.38.

Sidni Hoxha, i 37-ti në 100 m stil i lirë, rekord kombëtar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›