Hernanes humbi motivimin

Mesfushori i Lazios, Hernanes ka pranuar se në një periudhë të stinorit të kaluar kishte humbur motivimin te skuadra romake.
Por, 27 vjeçari pranoi se emërimi i trajnerit Vladimir Petkovic ia ka rikthyer dëshirën dhe përkushtimin e tij ndaj skuadrës. “Vitin e kaluar kishte periudha kur kisha humbur motivimin. Është me rëndësi të keni stimulime, dhe në fund të sezonit i kisha humbur ato”, deklaroi Hernanes për Sky Sport Italia.
“Por, falë Petkovicit më është kthyer dëshira për të fituar. Ai më ka ndihmuar shumë, jo vetëm mua por gjithë ekipit”, përfundoi braziliani.