Albiol konfirmon grindjen Ramos-Mourinho

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol ka konfirmuar se bashkëlojtari i tij Sergio Ramos pati një grindje me trajnerin Jose Mourinho, siç edhe spekulohej në mediet spanjolle.
“Është e vërtetë, janë grindur. Trajneri ka idetë e tij, kurse Sergio të tjera. Është normale dhe ishte diçka që ndodh, i tillë është futbolli”, deklaroi Albiol për të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Por, duhet të kujtoheni se Mourinho gjithnjë ka thënë se nëse ruan përqendrimin, Sergio është një prej mbrojtësve më të mirë në botë. Jam i sigurt se ata nuk do të kenë probleme në të ardhmen”, u shpreh Albiol.