E Diel, 1 Nëntor 2026

Heroi ekzistencial i një romani të magjishëm

”SOS, një buzëqeshje” nga Zija Çela

“SOS, një buzëqeshje” e shoh si libër që vazhdon të lexohet edhe pas faqes së fundit, si
libër që kuptohet edhe më thellë përtej kapakëve të mbyllur, duke meditur për çfarë ke lexuar. Kurse Jari, Jari Kaçinari është Don Kishoti i shkrimtarit në Shqipërinë e gjendur, papritur dhe pafajshëm, në truall gjysëm lirie që, politikisht, quhet tranzicion: ikje, tjetërsim, kalim nga një gjendje në tjetrën. Heroi i Zija Çelës është Njeriu, ai i sapolinduri në provën më të rendë ekzistenciale... Në roman duket se jeta ka bujisur me tërë të ndodhurat e fshehtësitë e saj, si një prurje tashmë prej një dige të mbushur përplot, së cilës i hapen portat tej e tej. Një shpërfaqje që edhe vetë autori s’mund ta mbajё ndrymur.
Sidomos prozat e mbrame tё Zija Çelёs po vijnë duke u madhuar, peshë e rëndë, kjo duhet thënë. Por edhe më parë, si rrallë kush, ai nuk ka provuar rënie apo zbehje në ndonjë botim të tij. Autor që është rritur në një lloj heshtje sinqerisht të pashpjegueshme, ose, thënë ndryshe, vetëflijuese. Zija Çela nuk hynë ndër shkrimtarët e privuar, për atë shkruhet e flitet shpesh, por asnjëherë s'e kemi parë të nxjerrë kthetra që t'i imponohet dikujt për veprën e tij. Shkrimtar që ka zgjedhur vuajtjen për Fjalën, Zija Çela mbetet ndër ata që realizojnë letërsinë e kohës në truallin shqiptar. Sos pёr tё shpёtuar arsyen pse jemi njerёz, Sos pёr t'i dhёnё kuptim mbetjes njeri me çdo çmim, Sos pёr tё shpёtuar mё tё fundmit gjё, pas sё cilёs njeriu nuk ёshtё mё: dashurinё për gjithkënd që është.

Faruk MYRTAJ
1.
Sidomos prozat e mbrame tё Zija Çelёs po vijnë duke u madhuar, peshë e rëndë, kjo duhet thënë. Por edhe më parë, si rrallë kush, ai nuk ka provuar rënie apo zbehje në ndonjë botim të tij. Autor që është rritur në një lloj heshtje sinqerisht të pashpjegueshme, ose, thënë ndryshe, vetëflijuese. Zija Çela nuk hynë ndër shkrimtarët e privuar, për atë shkruhet e flitet shpesh, por asnjëherë s'e kemi parë të nxjerrë kthetra që t'i imponohet dikujt për veprën e tij. Shkrimtar që ka zgjedhur vuajtjen për Fjalën, Zija Çela mbetet ndër ata që realizojnë letërsinë e kohës në truallin shqiptar.
“SOS, një buzëqeshje” e shoh si libër që vazhdon të lexohet edhe pas faqes së fundit, si
libër që kuptohet edhe më thellë përtej kapakëve të mbyllur, duke meditur për çfarë ke lexuar. Kurse Jari, Jari Kaçinari është Don Kishoti i shkrimtarit në Shqipërinë e gjendur, papritur e pafajshëm, në truall gjysmë lirie që, politikisht, quhet tranzicion: ikje, tjetërsim, kalim nga një gjendje në tjetrën. Heroi i Zija Çelës është Njeriu, ai i sapolinduri në provën më të rendë ekzistenciale... Në roman duket se jeta ka bujisur me tërë të ndodhurat e fshehtësitë e saj, si një prurje tashmë prej një dige të mbushur përplot, së cilës i hapen portat tej e tej. Një shpërfaqje që edhe vetë autori s’mund ta mbajё ndrymur.
Është pohim i qëkurshëm se Zija Çela nuk “gatuan” pёr tё gjithё. Ështё i llojit tё shkrimtarёve qё prej kohёsh e ka bindur dhe e ka mёsuar veten se, mё sё pari, shkrimtari shkruan pёr vetveten (enёn komunikuese, domethënë, autori si lexues i parë), dhe natyrshёm pёr atё lexuesin qё s'mund tё mos jetё, gjersa ekziston letёrsia serioze, ajo letërsi qё i reziston modёs sё shndёrrimit tё gjithçkaje nё mall tregu, dhe pёrderisa ekziston lexuesi qё nuk e pёrdor librin si shtyrje kohe, por si domosdo tё mbajtjes gjallё tё shpirtit, këtij domeni të mbetur ende nёn fisnikёrinё.
Romani “SOS, një buzëqeshje” e mban gjallё kёtё frymё, si pёr letёrsinё që na ka dhënë nёpër kohё autori, por edhe mё tej, pёr fatin e letёrsisё nё pёrgjithёsi. Sepse, si mund tё ndahet letёrsia nga jetёt njerёzore?! Sos pёr tё shpёtuar arsyen pse jemi njerёz, Sos pёr t'i dhёnё kuptim mbetjes njeri me çdo çmim, Sos pёr tё shpёtuar mё tё fundmit gjё, pas sё cilёs njeriu nuk ёshtё mё: dashurinё për gjithkënd që është.

2.
Me thyerjen e vazhdueshme të subjektit, autori sikur ushtron njёfarë trysnie pёr ta larguar lexuesin e cekët njё orё e mё parё prej vazhdimit tё leximit tё kёtij romani, nёse ai ka pritur njё histori dashurie fluturake, edhe pse joshja që përdor mjeshtri, jep shenja si e tillё: njё shtёpi e bukuruar prej njё nёne vejushё dhe sё bijёs, nё pritje tё dashurorit qё do tё kapёrcente provёn. Njё autor tjetёr do ta kishte shkruar shumё mё thjesht, dhe mbase do tё kishte mё tepёr lexues, por shumë më pak letёrsi sesa Zija Çela. Ndaj prirem tё vё re se autori i ngrè “pengesa” tё papushimta lexuesit: prita pёr t'i provuar shijen, mendimin, aftёsinё e pёrjetimit njёherёsh me tё lexuarin, por edhe pёr ta testuar si jetё qytetari tё pёrgjegjshёm nё qytetin e botёn ku rron.
Është e vërtetë se “thyerja fragmentare” e subjektit në dukje mund ta bëjë mё tё ngadalshёm ritmin e leximit, por nuk tё mbetet ky mendim pasi e ke përfunduar leximin. Dhe mё shumё akoma, mbasi kalojnё disa ditё tё tjera, për të mbërritur në ato të paskënaqësisë së parë. Atёherë fillon të rimendosh për tablotë dhe domethëniet e tyre. Në Balbonë, qyteti ku zhvillohen ngjarjet e romanit, sheshi kryesor herё thirret Sheshi Demokracia e herё Sheshi Demokratik; nё suarenё e Hotel Kalifornia ndodh tё shfaqen edhe fytyra tё rastit, dhe simpatia kalon nga njëra palё te tjetra, si padashjen e dorës qё pёrshkruan. Ndёrfutja e historive individuale me ato kolektive, zjarri qё bie dhe pёrhapja e tij thjesht pse uji nuk u pёrdor pёr shuarjen e zjarrit aty ku ra, por atje ku s’kishte as gjasa të binte, ca trille jete dhe lulesh gjembaçe, zogjsh qё luajnё njerёzish e njerёzisht, dhurata qё kёrkohen kundёr dёshirёs dhe s'pranohen kur dhurohen tёrё shend, gjer edhe njё element aq unikal e pёrcaktues pёr romanin, si ai i dhёnies sё smsve, mesazheve të buzëqeshjes, tёrё kёto e tё tjera tingёllojnё si shkruar prej një poeti, dhe jo prozatorit qё sharron pa narkozë, nё mish tё dhimbjes sё vet.

3.
Pa drojen e shtirё pёr t’i ikur medoemos tradicionalizmit, pa nxitimin pёr t'u shfaqur modern e pasmodern, “SOS” ia ka arritur tё vjelё tё dy pemёt nё stinёn e tyre mё tё mirё. Pa merakun mos bёhet viktimё e ditёs, me natyrshmёrinё e njё si-krijese njerёzore, qё si e tillё s'mund tё mos jetё qenie universale, “SOS” ka arritur t’i shpёtojё sezonalitetit, nё kurthin e tё cilit sot ёshtё fare e kuptueshme dhe “e justifikuar” tё biesh.
Pa ngutjen pёr t’u pritur nё panairin e rrёmujshёm tё ditёs letrare, “SOS” ёshtё aty (se shkrimtari as mund dhe as s’ka pse t’i druhet pranisё sё tij si dёshmitar i gjallesave pёrqark tij), duke buzёqeshur dhimbshëm, njëlloj si me dobёsitё e vetes: Ah dhe ah, po ja qё kёshtu jemi, na marrtё e mira na marrtё! Por bёjmё mirё ta njohim veten, bёjmё mirё tё rrёfehemi te njëri- tjetri, qё mos ta presim ditёn e gjyqit tё fundit tё pagojё dhe tё pabesueshёm. Ja, kaq!
Sepse a mund tё thuash se je, kur nuk tё dinё?! Si mund tё të duan, kur nuk di t’i duash njerёzit, dhe si mund tё pretendohet se i do ata, dhèun e atdheun e tyre, qё ёshtё edhe i yti, pa qenё i dashuruar me virtytet dhe pa denoncuar deri nё shkallmim veset e tyre?!
Letёrsia, pa qenё raportuese, pa ndonjë marrёveshje të nёnshkruar midis autorit dhe lexuesit, midis autorit qytetar e bashkёqytetarёve tё tij, prapё ka detyrimin pёr tё pohuar veten se e nxjerrё prej atij, atij qё quhet shpirt, taboltë e veta dhe se këto tablo, në mos të lidhura drejtpërdrejt, kanë përqasje dhe asociacione me realitetin. Sepse, ta heqim nga mendja, nuk ka letёrsi tё madhe pa vёrtetёsi, s’ka letёrsi tё qashtёr pa sinqeritet, sё paku tё elementit tё parё prej tё cilit mori krahё trilli krijues. Dhe kush të beson dot teksa mbahesh shkrimtar i famshёm, teksa realiteti i vendit dhe i gjuhёs prej nga je shfaqur vazhdon tё jetё thuajse i panjohur nё sy tё botёs?! Ose arti ёshtё fals, ose Atdheu nuk ёshtё ai qё ke ofruar ti nё tekstet e tua.
Kur flas për ekzistencializëm në këtë roman, kam parasysh një tipar themelor të prozës së Zija Çelës, njëfarë realizmi hipotetik, domethethënë të magjishëm, ku edhe e pabesueshmja të jepet bindshëm si e besueshme, pra lexohet si e vërtetë.

4.
„SOS” ka vetinё qё ia del mbanë kapёrcimit tё kryqeve e kryqёzimeve tё tilla. Si nё lojё tё marrё gjysёm seriozisht, Jari Kaçinari, njё njeri fare i zakonshёm, me trup e jetё vdekatari tё nesёrm, provon tё trokasë nё dyert e fatit tё tij të panjohur: kёrkon ngatёrrueshёm mёkёmbjen, atë të vetes, atë tё tijёve dhe tё tjerёve pёrqark. Duket si “punё sms-sh”, marramendje e shtrenjtё celularёsh shqiptarё, si mjet i menjëhershëm integrimi nё Europё, pa qenё dot aty. Shfaqet njё emёr dashurie fёmijёrore, naive, ku kёrkesa për ta rikthyer ka shkuar pa dashje, prej kohёsh mbase, pastaj njё telefonatё misterioze nga Guvernatori, qё as ai nuk dihet cili është dhe nga ç'libёr telefonash (ёndrrash) ia beh. Dhe fillon kureshtja e Heroit, e rrethanasve te tij nё atë qytet, që simbolizon një shtet, por edhe kureshtja e lexuesit: A mbahet dot jeta me sms, dhe a do të arrijë dot ta mbajё shkrimtari romanin me gur-themel metaforën e njё sms-je?!
Një sfidë e tillё, krejt delikate, nis e dhurohet. Si e tillë, letrare dhe reale, prej fryme dhe materie, e transformuar nё materie tё tjetёrt: gjithkujt atё çka i duhet, pse jo, pёrderisa sekush do ta ketё atё që dёshira ia josh! Qyteti ёshtё aty, ai qё ka qenё, por ndjehet lёvizja: dashuria dhe paraja kёrkojnë prova dhe provat jepen, ose mbylle squpin, mjaftohu aty ku je. Dhe, nëse nuk e mban dot vallen me hapin e tё tjerёve, je i lirё edhe... tё vdesёsh. Kujt kёrkon t’ia hedhёsh ti, me gjoja sms e dashuri fëminore, si ahere kur luanim me shtёpia, me tapa, kaçole dhe bukё peshku?! Nuk e dimё se ku kёrkon tё dalёsh...! Ja, kështu të ngjan sikur murmurisin ca personazhe dhe ca lexues nën hundë përballë Jari Kaçinarit. Sepse libri të ngërthen shpejt, por enigmën dhe përplasjet i zbulon dalëngadalë.
Rudi Bodinaku ёshtё gjithashtu aty, i ftohtё, tёrё dhurata, me dhomё tё veçantё nё hotelin Kalifornia. Një qenie qё e di mirё se ç'duhet bёrё pёr tё siguruar tapinё mbi Penelopёn, e cila shthur atё qё kurrё s’ёshtё thurur, por edhe pёr pushtetin absolut mbi mtonjёsit e tjerё. Dhe ndjehet i sigurt, sepse ai nuk ёshtё vetёm... Si lexues, e shohim kthjelltaz qё Bo-Dinaku nuk ёshtё trill i autorit, siç duket të jetë Jari Kaçinari i brishtё. Ky i gjori, i miri pra, sikur nxitohet tё shkojё drejt ngadhёnjimit, duke u tretur në hapat e fundit pёr tё mbёrritur me vonesё atje, ku nё tё vёrtetё mund edhe tё mos shkonte. Por duhet shkuar megjithatё, je krijesë e autorit, veçse të ka krijuar prej lënde jete dhe jo prej letre, dhe tashmë s’është në dorën e tij as fati, as fundi yt: duhet jetuar e zhgёnjyer megjithatё, dhe duhet ikur sё gjithash, po qe puna, edhe prej ndokujt qё tё do gjer nё pamundёsi dashurie, nё pamundёsi artikulimi, nё pagojё bёrtitёse; duhet kohё, duhen kurbanё tё tjerё, jo siç janё kёrkuar deri tani, duhet bёrё kurban edhe ky lloj i ri heroi, Jari Kaçinari.
Nuk është e thënë tashmë që kjo bёrje kurban të vijë doemos prej atij “pёrballё”, prej “rivalit”. Ne të gjithë jemi tё ftuar tё vrasim pa dashje, dhe shpesh vrasim pikёrisht dikё qё ёshtё tepёr herёt për të ikur, vrasim me bindjen se Gjyq të Fundit s’ka dhe përgjithmonë do tё groposen mizoritë tona.
“SOS“ ёshtё nё ajrin qё thithim. Dhe ky ajër nuk ёshtё i pastёr, prandaj Zija Çela jep alarme. Por jep dhe shpresa, sidomos një sms që transmeton buzëqeshje nëpërmjet energjisë së zemrës dhe që arrin te çdo lexues i veprës. Buzëqeshje në distancë? Dhe njerëzit, nëse dëshirojnë, e kanë aftësinë për ta kapur? Çfarë zbulimi!
Mirëpo romani të bindë për kër këtë metafizikë. Tashmë e dimë se edhe shpresa, edhe buzëqeshja qarkullojnë po me atë ajër, vërtet të ndotur nga e përditshmja, por që gjithsesi na mban gjallë.

* * *
Romani “SOS një buzëqeshje” është ndër arritjet letrare më të realizuara të Zija Çelës dhe njëra ndër majat më të larta të prozës sonë. Rrëfim metaforik, shprehje e kondensuar, lehtësi gati fluturuese e shkrimit romanor, leksik dhe frazeologji vërshuese, kompozicion i sunduar me gjeturi dhe siguri të madhe, këto janë vetëm disa nga komponentët që krijojnë vlerën e këtij romani dhe që leximin e tij e bëjnë një kënaqësi estetike të dorës së parë. Me një fjalë, me këtë roman Zija Çela ka arritur përsosjen. Paskëtaj i mbetet vetëm ta verifikojë atë.
Mehmet KRAJA

7 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›