SHBA, shkalla e papunësisë arrin në 9.7 për qind
Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rritje në nivelin më të lartë në më tepër se 25 vjet, por ritmi i humbjes së vendeve të punës është ngadalësuar. Departamenti i punës tha se në gusht janë humbur 216 mijë vende pune, që është shuma mujore më e vogël në vit. Shkalla e përgjithshme e papunësisë arriti në 9.7 për qind, që është niveli më i lartë prej qershorit të vitit 1983. Numri i vendeve të humbura të punës në Shtetet e Bashkuara, prej dhjetorit të vitit 2007, arriti në 6.9 milionë.
Londër
Ministrat e G20-s bien dakort për shpenzimet qeveritare
Ministrat e Financave nga vendet e G-20-s njoftohet se kanë rënë dakord të vazhdojnë me shtimin e shpenzimeve qeveritare. Disa nga vendet kryesore përfshi Shtetet e Bashkuara, kohët e fundit kanë sinjalizuar për planet për të ashtuquajturën “strategji e daljes” për mbështetjet financiare. Duke hapur takimin në Londër, Kryeministri Gordon Braun ka paralajmëruar se heqja dorë nga mbështetja është shumë e parakohshme. Ministrat e G20-s kanë rënë dakort edhe për standarte për pakësimin e pagesave të bankierëve.
Pakistan
Vriten 30 militantë islamikë
Forcat e Pakistanit bënë të ditur se kanë vrarë 30 militantë islamikë dhe kanë shkatërruar selinë e tyre në hapësirën Kiber, afër kufirit me Afganistanin. Një zyrtar i sigurisë tha se trupat, të mbështetura nga helikopterët dhe nga njësitë artilerike, e ndërmorën sulmin kundër selive të grupit Armata e Islamit në Luginën Tirrah. Forcat e Pakistanit kanë zhvilluar një ofensivë në këtë vend, pasi nga një sulm vetëvrasës me bombë, brenda kazermave policore, më 28 gusht, u vranë 22 policë.
Turqi
Ministri i jashtëm kërkon pranimin në BE
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u ka tërhequr vërejtjen vendeve, që e kundërshtojnë anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian, siç është Franca, se qëndrimet e tyre mund t’i pengojnë reformat në Turqi dhe të krijojnë dyshime ndër qytetarët e këtij vendi. Sipas tij, Turiç ka zbatuar reforma “të cilat deri para disa vitesh ishin të paimagjinueshme”, siç janë liria e të shprehurit dhe e religjionit, heqja e dënimit me vdekje dhe transmetimi i programit të radios në gjuhën kurde.
7 Shtator 2009