E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ratko Mladic ekstradohet drejt Hages

Gjenerali Ratko Mladiç ekstradohet në Gjykatën e Hagës, menjëherë pasi Gjykata e Beogradit hodhi poshtë kërkesën për apel të paraqitur nga avokatët e tij. Autokolonat që shoqëronin të akuzuarin për genocide dhe krime lufte, 69 vjecarin Mlladic u nisën pasdite drejt aeroportit në masa të larta sigurie, ndërsa njoftimin zyrtar e dha ministrja e Drejtësisë, Snezhana Maloviç.

"Me dërgimin e Ratko Mladiç në Hagë, Serbia ka përmbushur detyrimet morale dhe ndërkombëtare. Ne kemi dëshmuar se i mbajmë premtimet tona,. Sot, ne treguam që Serbia e merr me shumë seriozitet bashkëpunimin me Gjykatën e Krimeve të Luftës”-tha ajo.

Më herët, tre gjykatës, pas një konsulte pak orëshe morën vendimin e ekstradimit, edhe pse mbrojtja argumentoi se për shkak të gjendjes së rëndë Mlladiç nuk mund të përballej me një proces gjyqësor. Pas firmës së ministrit të drejtësisë, u hap rruga për nisjen e procesit të ekstradimit. Ndërkohë, nga Gjykata Ndërkombëatre e Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi njoftohet se janë caktuar edhe tre gjykatësit  për nisjen e procesit ndaj të shumëkërkuarit Mladiç, i cili për 16 vjet me radhë i ishte arratisur drejtësisë.

Ata do të krijojnë kushtet paraprake për nisjen e gjykimit dhe do të caktojnë një datë për paraqitjen e Mladiç para gjykatës. Një burim i agjencisë Reuters tha se ende nuk është vendosur se cili gjykatës do të drejtojnë gjyqin ndaj Mladiç, ndërsa provat kundër tij janë të shumta. Gjykata e  Hagës akuzon Mladiç për gjenocid dhe masakrën e vrasjes së rreth 8.000 burrave myslimanë në Srebrenicë gjatë rrethimit 43-mujor të Sarajevës. Masakra e Srebrenicës konsiderohet më e rënda në Europë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›