E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit deri ne 7 ore ne dite te gozhduar para TV

/ /

Vec ekranit gjithnje e me terheqes po behet interneti ndersa aktiviteti fizik apo leximi sa vijne e ulen. Ne studimin e fundit te bere nga Instituti i Shendetit Publik Sjelljet e shendetshme te femijeve ne moshe shkollore nje kapitull i vecante i eshte kushtuar menyres si nxenesit e shpenzojne kohen e lire. Gjithsej u zgjodhen 78 shkolla dhe u anketuan 2779 persona. Targetgrupet e perzgjedhura ishin nxenesit e shkolles 11 vjec 13 vjec dhe 15 vjec. Numri i femijeve qe harxhojne ne dite tri ore ose me shume para ekranit eshte vertet i madh 1641 femije qe perbejne 58 te te gjithe te anketuarve. Keto te dhena flasin per nje situate aspak te pranueshme shume negative nga te gjitha pikepamjet. Rekomandimet aktuale sugjerojne qe femijet nuk duhet te shikojne me shume se nje deri ne dy ore televizor dhe video ne dite konkludojne specialistet e ISHP-se. Nderkohe qe jane rreth 7 e nxenesve qe shohin rreth 7 ore ne dite televizion. Sipas specialisteve se pari kjo menyre sjelljeje sedentare ndikon negativisht ne konsumimin e energjive duke rritur probabilitetin e obezitetit tek femijet. Se dyti kalimi i tepert i kohes perpara ekranit te televizorit ndikon negativisht edhe ne socializimin e femijes. Kjo sjellje e ben femijen te rritet i vetem e ben individualist e ben te mbyllur ne boten e vet dhe jo te hapur. Nje nga kerkesat e kohes per femijet eshte qe ata duhet te rriten dhe te shpenzojne kohen se bashku me moshataret e tyre thuhet ne studimit e ISHP-se.
Interneti
Nje tjeter shqetesim qe ngrene specialistet eshte edhe perdorimi i internetit per ore me radhe. I vetmi avantazh qe kane nxenesit  shqiptare eshte se ende ne vendin tone familjet nuk kane akses ne internet cka do rriste perdorimin e tij. Eshte perhapur si epidemi mania e perdorimit te internetit dhe femijet i gjen me ore te tera para kompjuterit duke lexuar ne internet apo duke bashkebiseduar me miqte permes Facebook-ut apo chat-it. Nga te dhenat qe mblodhem rezulton se jane rreth 18 e femijeve qe nuk e shfrytezojne internetin as ditet e javes dhe as ne fundjave gje  qe tregon se ata nuk kane akses ne te bejne me dije specialistet. Kjo do te thote se ata jo vetem nuk kane ne shtepi kompjuterin dhe rrjetin e internetit por edhe ne vendin ku ata banojne nuk ka qender sherbimi interneti. Kjo kategori pergjithesisht banon ne fshat dhe ndjek shkollat e fshatit ku ende nuk kemi rrjet interneti te kompletuar. Nderkohe qe ka nje shumice femijesh qe e shfrytezojne internetin gjysme ore deri ne  2 ore ne dite qe respektivisht jane 12-19. Keta femije punojne ne internet ne qendrat e internetit dhe jo ne shtepi. Kjo tregon se ende shumica e familjeve shqiptare nuk e kane mundesine te sigurojne ne shtepi sherbimin e internetit qe sado i leverdisshem dhe i nevojshem qe mund te jete kerkon nje minimum investimi fillestar si edhe nje investim te vazhduar qe eshte tarifa mujore e lidhjes se internetit qe vazhdon te jete relativisht e larte per familjet me te ardhura mesatare ne Shqiperi thuhet ne studim. Megjithate sipas specialisteve harxhimi i kohes ne televizor/video dhe ne internet ka nje kosto ne raport me kohen qe femijet duhet te harxhojne per te bere mesimet e shkolles cdo dite. Sa me shume kohe ne televizor dhe internet aq me pak kohe per mesimet e shkolles dhe leximin e librave jashte klase qe shkolla kerkon per nxenesit.

Statistikat

Televizioni
Nuk shoh televizor  1
Rreth ore ne dite  4
Rreth 1 ore ne dite  12
Rreth 2 ore ne dite  23
Rreth 3 ore ne dite  23
Rreth 4 ore ne dite  15
Rreth 5 ore ne dite  9
Rreth 6 ore ne dite  4
Rreth 7 ore ne dite  7

Interneti
Asnje ore 18
Rreth ore ne dite 12
Rreth  1 ore ne dite 24
Rreth 2 ore ne dite 19
Rreth 3 ore ne dite  11
Rreth 4 ore ne dite 6
Rreth 5 ore ne dite 4

Te ushqyerit shendetshem
Nje nga problemet me te rendesishme me te cilat perballet shoqeria shqiptare sot eshte edhe problemi i te ushqyerit shendetshem. Jane 42 e femijeve te moshes shkollore qe nuk hane mengjes gjate diteve te javes kur shkojne ne shkolle dhe vetem 35 e tyre qe hane cdo dite mengjes para se te shkojne ne shkolle. Kurse ne Europe keto shifra variojne nga 51 ne Slloveni qe hane mengjes cdo dite shkolle ne 90 ne Holande qe hane mengjes cdo dite.

Aktiviteti seksual
Nder moshat 13-15 vjec ne vendin tone jane gati 14 ose 391 nxenes qe jane te perfshire ne kontakte seksuale. Shumica nuk e kane provuar kete eksperience. Kurse ne Europe lidhur me kontaktet seksuale te adoleshenteve respektive kemi nje incidence qe luhatet nga 12 ne Sllovaki ne 61 ne Groenlande 34. Sipas specialisteve duhet patjeter te modelohet pune edukative ne drejtim te krijimit te qendrimeve pozitive dhe sjelljeve te shendetshme per ata qe perfshihen ne pervoja te caktuara seksuale.

Konsumi i alkoolit tek femijet
Konsumi i alkoolit ne moshen shkollore ne vendin tone eshte relativisht i ulet pothuaj sa shumica e vendeve te tjera europiane qe marrin pjese ne studim. Keshtu te dhenat per alkoolpirjen javore luhaten ne 6 per birren 5 per veren dhe 5 per pijet e forta me ngjyre. Por pavaresisht kesaj specialistet theksojne se eshte gjithmone e rendesishme te parandalohet fenomeni pa u bere ende shqetesim shoqeror kur ai eshte ne fillimet e veta.

Duhani ne moshen shkollore
Nga te dhenat e studimit rezulton se shifrat vertet nuk jane alarmante pavaresisht nje trendi ne rritje te tyre. Por ajo qe duhet te na shqetesoje eshte nje e vertete e madhe e pranuar nga vete femijet gjate anketimit Kemi femije te moshes 11 -15 vjec qe pine duhan dhe ky eshte problem sa shendetesor po aq edhe edukativ sa familjar aq edhe shoqeror sa aktual po aq edhe perspektiv. thone specialistet. Sipas tyre per kete arsye edhe pergjigja ndaj ketij problemi duhet te vije nga strukturat shendetesore dhe ato edukative nga familja.

Aktiviteti fizik
Rreth 21 e nxenesve bejne me shume se nje ore aktivitet fizik te moderuar ose te sforcuar cdo dite te javes dhe vetem 3 qe nuk kryejne aktivitete fizike. Sipas specialisteve keto shifra nuk jane fort te kenaqshme po te kemi parasysh se ne shtetet e tjera europiane shifrat levizin nga 15 qe eshte me e uleta dhe qe i korrespondon Zvicres deri ne 46 qe eshte shifra me e larte dhe qe i korrespondon Sllovakise. Shoqeria shqiptare ne pergjithesi ka nje prirje te uljes se numrit te individeve fizikisht aktive gje qe perben nje problem ne rritje per shendetin publik.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›