E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia nena gjen 4 femijet te asfiksuar

Dy vellezer dhe dy motra Robert Xheka 13 vjec Vilson Xheka 11 vjec Kasandra Xheka 9-vjecare dhe Nertila Xheka 6 vjec u gjeten te pajete ndersa dyshohet se shkak mund te jete bere mbytja tymi

Ka qene nje trokitje e gjate ajo e Zana Xhekes ne dere e shtepise ne Sukth te Durresit ku jetonte prej kohesh bashke me kater te miturit e saj. Nje trokitje qe nuk do te marre pergjigje kurre. Asnje prej te katerve te miturve nuk mund te degjonte ate as trokitjen as piskamen qe nena leshoi pak minuta pasi kishte gjetur te mbytur nga tymi i nje zjarri femijet e saj.

Dy vellezer dhe dy motra Robert Xheka 13 vjec Vilson Xheka 11 vjec Kasandra Xheka 9-vjecare dhe Nertila Xheka 6 vjec u gjeten te pajete ndersa dyshohet se shkak mund te jete bere asfiksia nga tymi. Dyshohet se nje vater zjarri ne banese ka shkarkuar gazra helmues ndersa femijet kane qene ne gjume. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake per te zbuluar shkaqet e kesaj tragjedie. Sipas te dhenave te para nga vendngjarja femijet kishin ndezur nje qiri ne kushtet e erresires cka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues....

Gruaja i kishte lene vetem pasdite vone nen kujdesin e me te madhit 13-vjec ndersa vete gjate gjithe nates ka punuar ne nje klub nate ne periferi te Tiranes. Si kengetare thote. Me parate qe merrte aty mbante gjalle ekonomine e shtepise vishte dhe conte ne shkolle kater femijet te braktisur nga nje baba qe sic tregoi gruaja nuk ishte kujdesur kurre per ta dhe qe per me shume i dhunonte si ate si femijet. Por kur ajo ndodhej ne lokalin e nates ne zone kane ikur dritat. Nje ikje e zakonshme ne kushte te veshtira moti. Femijet kane ndezur nje qiri por i ka marre gjumi dhe ne gjume nuk kane mundur te ndjejne as zjarrin qe ka perfshire dhomen e vogel. Eumlshte djegur televizori dhe goma apo pjese kallcuku qe ndodheshin ne shtepi kane leshuar mjaftueshem gaz per ti vene femijet ne gjume te perjetshem. Ashtu do ti gjente nena e tyre pa fryme me shenja bloze ne fytyre.

Kur erdha ne shtepi kam pare vetem vajzen e vogel siper krevatit e kam pare te mbuluar me gelqere nuk guxova me te shoh femijet e tjere fillova te bertas thirra komshinjte...aty ishte nxehtesi e madhe ishin thyer xhamat- rrefen ajo me gjys zeri me nje fytyre qe e shfaq hidherimin ne permasa qe rralle mund ta ndjeje njeri me ze qe i dridhet. Kam bere shume sakrifica per ta po i rrita po i lija vetem kur ikja ne pune i mbroja se njerezit i merrnin neper kembe tregon.

Nga keqyrja e trupave u pa se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se nje qiri i lene ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar por qe ka prodhuar tym ne banese sa mund te kete asfiksuar femijet. Nga policia mesohet gjithashtu se nena jetonte se bashku me 4 femijet dhe ishte ndare nga bashkeshorti per shkak te dhunes qe ai ushtronte mbi te dhe femijet. Nena para pak kohesh madje kishte kerkuar dhe mbrojtje nga policia pasi bashkeshorti i kercenonte vazhdimisht.

Ai fare nuk eshte pergjigjur per to gjithe jeten as nje cope buke nuk ka prure ne shtepi per kalamajte as nje pale corape une punoja dite dhe nate dhe kur shkoja ne shtepi ai me torturonte- shprehet Zana. Hetimi per te zbardhur te plote tragjedine vazhdon ndersa e gjithe zona eshte perfshire nga dhimbja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›