Tentojne te bllokojne rrugen policia arreston 14 persona

Policia perplaset me protestuesit kap arka me Molotov dhe pengon bllokimin e ures. Dyshohet per trazira te motivuara politikisht
Disa banore te Orikumit dhe Dukatit kane qelluar me gure dhe mjete te tjera mbi policine ne nje tentative te tyre per te bllokuar rrugen kombetare. Banoret qe kishin dale ne rruge me pretendimin te organizimit te nje proteste per pronat u perplasen me forcat e policise qe nuk i lejuan ata te bllokonin rrugen dhe i shperndane duke perdorur gaz lotsjelles. Nderhyrja e policise nuk lejoi bllokimin e rruges ndersa kjo e fundit arrestoi 14 persona te cilet akuzohen per kundershtim me dhune te policise. Ka dyshime se protestat e dhunshme jane te frymezuara politikisht me qellim krijimin e idese se destabilizimit. Ngjarje te ngjashme u zhvilluan edhe muaj me pare dhe ndodhin ne mjaft raste pas vendimeve te rendesishme te BE per Shqiperine dhe shqiptaret.
Keta persona akuzohen per Organizimin grumbullimin dhe manifestim te paligjshem Pengimin e qarkullimit te mjeteve Kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik Goditjen per shkak te detyres
Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese.
Policia njoftoi se ka vene ne pranga pasditen e djeshme protestuesin e 14-te qe arrestohet me akuzen e prodhimit dhe mbajtjes se lendeve luftarake. Sipas burimeve zyrtare te policise lokale shtetasi Medin Habilaj 24 vjec u arrestua nga forcat e policise gjate aksionit per shperndarjen e protestuesve te grumbulluar ne Orikum te cilet tentuan bllokimin e rruges nacionale. Nga te dhenat e fundit mesohet se Medin Habilaj 24 vjec u arrestua pasi mbante me vete ne nje kamioncine dy bidone me benzine dhe dhjetera shishe te kthyera ne bomba lsquoMolotov.
Arrestimi i tij dhe i personave te tjere u be sipas policise pasi keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me persona te tjere te fshatrave Dukat dhe Orikum kane kryer disa vepra penale. Sipas policise protestuesit midis te cileve dhe personat e arrestuar kane tentuar te bllokojne rrugen nacionale Vlore ndash Llogara dhe kane kryer veprime konkrete duke kundershtuar punonjesit e policise si dhe kane qelluar me gure e sende te tjera te forta ndaj tyre. Ne cilesine e proves materiale protestuesve u jane sekuestruar edhe 41 shishe bomba lsquoMolotov te cilat u moren per ekzaminime te metejshme si dhe nje mjet tip fouristrade. Drejtoria e Policise se Qarkut Vlore ka shpallur dhe 4 persona te tjere ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre si bashkautore ne kryerjen e veprave penale te mesiperme - njoftoi policia.
Protesta mes banoreve te Orikumit dhe Dukatit qe pretendojne se po u merren pronat ka degjeneruar ne konflikt ndersa mesohet se nga konflikti jane plagosur 3 persona. Policia ka nderhyre te pengoje turmen qe tentoi te bllokonte rrugen ndersa banoret i jane pergjigjur me gure. Burime nga Policia e Vlores bene te ditur se policia ka gjetur nen uren e Orikumit arka me bomba lsquoMolotov. Sipas Policise paraditen e djeshme mbi ure u zhvillua protesta e banoreve te Orikumit dhe Dukatit. Burimet thane se 24 shishe me lsquoMolotov u gjeten nen ure dhe dyshohet se do te shpertheheshin ose per te shkaterruar uren ose per te sulmuar policine.
Te arrestuar
1- Azem Vangjeli vjec 39 lindur dhe banues ne fshatin Dukat te rrethit Vlore.
2- Berdo Bedaj vjec 42 lindur dhe banues ne fshatin Dukat te rrethit Vlore.
3- Nuro Kulluri vjec 75 lindur ne fshatin Dukat te rrethit Vlore .
4- Eltjon Dervishaliu vjec 22 lindur dhe banues ne fshatin Dukat i Ri Vlore.
5- Sokrat Gjikoka vjec 54 lindur ne fshatin Dukat dhe banues ne qytetin e Vlores.
6- Kujtim Berdo vjec 47 lindur dhe banues ne fshatin Dukat i Ri.
7- Krenar Kazheli vjec 36 lindur dhe banues ne Orikum te rrethit Vlore.
8- Musa Xhebraj vjec 27 lindur dhe banues ne fshatin Dukat te rrethit Vlore.
9- Pelivan Ibroj vjec 48 lindur ne Vlore dhe banues ne Orikum.
10- D.H. vjec 16 lindur dhe banues ne fshatin Dukat te rrethit Vlore.
11- Edmond Kulluri vjec 41 lindur dhe banues ne fshatin Dukat te rrethit Vlore.
12- Albert Hibroj vjec 39 lindur dhe banues ne Orikum te rrethit Vlore.
13- Jorgaq Kazheli vjec 54 lindur ne fshatin Palase te rrethit Vlore.
14.-Medin Habilaj 24 vjec u arrestua me nje makine ku u gjet lsquoMolotov