E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një burrë i pajetë në Currila, nisin hetimet

Durrës- Një person i seksit mashkull është gjetur i pajetë në bregdetin e Currilave në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake nga blutë e qytetit bregdetar mësohet se personi ende i paidentifikuar është zbuluar nga qytetarët e lokaleve aty pranë të cilët kanë lajmëruar menjëherë policië.

Viktima mësohet të jetë mbi 50-vjeç dhe është gjetur i gjakosur dhe i dëmtuar në pjesën e barkut dhe kokës. Por ende nuk raportohet mbi dyshime për një vrasje të mundshme pasi plagë mund të jenë shkaktuar edhe nga rrëzimi mbi gurë.

Ndërkohë kufoma është dërguar në spital për të kryer ekzaminimet mjeko-ligjore që do të zbardhin edhe shkaqet e vdekjes.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës- Gjëndet një kufomë e dekompozuar, nisin hetimet Durrës- Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur...
  2. Kamëz- Gjëndet i pajetë roja i një objekti, policia nis hetimet Tiranë- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pranë objektit që...
  3. Vetëvaret 16-vjeçari, gjëndet i pajetë në një kasolle Librazhd- Një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›