E Shtunë, 31 Tetor 2026

Persona të maskuar heqin barrikadat në territorin e Serbisë

PRISHTINË- Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinë, dhjetëra persona të panjohur kanë hequr barrikadën si dhe kanë prishur tendën në të cilën rrinin serbët. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë, e cila i referohet burimeve të mediave serbe.

Raportohet se personat që kanë hequr barrikadën kanë ardhur nga drejtimi i Rudnicës, ndërsa në kokë kanë pasur maska.

Nuk raportohet për incidente gjatë largimit të barrikadës që gjendej në zonën neutrale të territorit të Serbisë.

Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›