Herta Mller rrefen kampet e punes ne Rusi
Kete fjali nuk e kam mbajtur mend me qellim. I shkujdesur e mora me vete ne kamp. As vete nuk e dija se do te me shoqeronte. Por nje fjali e tille eshte e pavarur. Me ka mbajtur gjalle me shume se gjithe librat qe kisha marre me vete. E di do kthehesh perseri ishte bashkepunetore e lopates zemer dhe kundershtare e engjellit te urise. Meqenese arrita te kthehem kam te drejte te them Nje fjali e tille te mban gjalle. Ishte vetem 17 vjec atehere kur dy ushtare ruse trokiten ne deren e shtepise se tij. Do ta conin ne kamp ne Rusi. Mendja e adoleshentit nuk e rrokte dot kete fakt. Ne kamp Tmerri fillon pasketaj. do gje qe kam e mbaj me vete keshtu titullohet romani i nobelistes Herta Mller i cili vjen edhe per lexuesin shqiptar permes shtepise botuese Tirana Times. Behet fjale per nje nga veprat me te
fundit te shkrimtares qe eshte botuar vetem nje vit me pare. Nuk u desh shume qe te konsiderohej si nje kryeveper. Madje eshte nderuar edhe me cmimin German Book Prize. Herta Mller lindi ne Rumani. I perkiste nje pakice gjermane fati i te cileve do te merrte te tatepjeten ne Rumanine komuniste te pas vitit 1945. Shume do te internoheshin ne kampet ruse per te kontribuar per rindertimin e Bashkimit Sovjetik te shkaterruar nga lufta. Nena e saj ka qene 5 vjet me radhe ne nje prej ketyre kampeve. Edhe ajo ishte po 17 vjec si personazhi i romanit kur u nis ne nje rruge qe nuk i dihej fundi. Romani eshte nje histori e jetuar jo detyrimisht e se emes por e bashkekombesve te saj. Prej vitit 2001 Mller mbante shenime tregimet dhe historite e ish-te internuarve te cilat i sherbyen shume per librin e saj. Por me se shumti ajo eshte mbeshtetur mbi kujtimet e poetit Oskar Pastior i cili u tregua i gatshem ti ofronte kujtimet e tij. do gje qe kam e mbaj me vete tregon fatin e nje te riu nga Transilvania e Rumanise me origjine gjermane qe perfundoi ne nje kamp pune ne Rusi ashtu si qindra te tjere te moshes 17-45 vjec. Libri eshte ndertuar ne formen e ditarit ku i riu tregon ankthin qe bartte me vete cdo dite kur cdo thirrje e papritur ende pa gdhire mund te ishte edhe fund kur si miku me i mire te behet nje lopate kur i vetmi ushqim qe te shoqeron per dite me radhe eshte vetem patatja ne te gjitha variantet. Por shoqeruesja e perhershme eshte frika se nuk do te mund te permbushesh premtimin dhene njerezve te dashur Po do te kthehem.
Nga libri...
Ishte 31 dhjetor duke u gdhire 1 janari nata e Vitit te Ri e vitit te dyte. Nga gjysma e nates na urdheruan me altoparlant te dilnim ne sheshin e apelit. Te shoqeruar nga te dyja anet nga tete ushtare te armatosur me pushke dhe me qen na vune perpara si bageti pergjate kampit. Pas nesh vinte nje kamion. Na moren dhe na vune te prisnim te rreshtuar pas murit rrethues ne boren e thelle mbrapa fabrikes atje ku fillonin fushat e lena djerr. Kujtuam se kjo ishte nata kur do na pushkatonin.
U shtyva dhe dola ne radhen e pare qe te me vrisnin te parin se nuk doja te ngarkoja kufomat e te vrareve ne kamionin qe priste buze rruges. ... Rojet vinin lart e poshte. Qente rrinin bashke. Ngrica nuk i linte ti hapnin syte. Here pas here ngrinin shputat qe te mos i ngrinin.
Ne prisnim te plakur ne fytyre me vetulla prej bryme. Disa prej grave u dridheshin buzet jo vetem nga te ftohtet por edhe nga lutjet qe mermerisnin. Une thosha me vete tani mori fund gjithcka. Kur u ndava nga gjyshja ajo me kishte thene E di do kthehesh perseri. Megjithese edhe tani ishte mesi i nates por une ndodhesha ne mes te botes. Tani ata ne shtepi po festojne Vitin e Ri ne mesnate duhet te kene ngritur nje gote per mua duke uruar qe te isha gjalle. Shpresoj tu kete rene ndermend per mua ne oret e para te Vitit te Ri para se te futeshin ne krevatin e tyre te ngrohte. Gjyshja ka vene mbi komodinen e vogel prane krevatit unazen e marteses qe e heq cdo nate para se te fleje se e vret. Kurse une shoh dhe pres te me pushkatojne. I pashe te gjithe brenda nje arke gjigande. Kapaku i saj qiellor i zi pis nga nata ishte i zbukuruar me yje te lemuar fort. Kurse fundi i arkes ishte shtruar deri ne gju me pambuk qe te binim bute...
Nobelistja
Herta Mller lindi me 17 gusht 1953 ne Nitchidorf te Rumanise ne nje familje qe i perkiste minorances gjermane. Ne vitin 1987 u arratis nga Rumania bashke me te shoqin pasi u pushua nga puna ne vitin 1979. Merrej me perkthime gjermanisht dhe refuzoi te bashkepunoje me Sigurimin e regjimit te atehershem. Pasi humbi punen per te fituar dicka punonte si mesuese ne azil dhe jepte leksione private gjermanishteje. Libri i saj i pare ne Rumani por i shkruar ne gjermanisht u botua ne nje version te censuruar ne vitin 1982. Tani Herta Mller jeton ne Berlin dhe prej vitit 1995 eshte anetare e Akademise Gjermane te Letersise. shte nje shkrimtare shume e vleresuar ne Europe. Edhe perpara marrjes se Nobelit per letersine ne vitin 2009 eshte nderuar me shume cmime. Ne vitin 1994 eshte nderuar me cmimin Kleist ne 2003-shin Joseph Breitbach dhe vitin pasardhes Konrad Adenauer. Veprat e Mllerit jane shquar per vertetesine dhe forcen pershkruese te dhunes dhe terrorit gjate diktatures se ausheskut.
Libri
Titulli
do gje qe kam
e mbaj me vete
Autori
Herta Mller
Perktheu
Sokol Mici
Shtepia botuese
Tirana Times
Gjinia
Roman
Numri i faqeve
275
mimi
1000 leke
ALMA MILE