E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poshterimi i njeriut kosovar

Eshte shume lehte per Pieter Feith dhe ambasadoret e Quintit, te vijne dhe te thone: "Kjo eshte ajo qe iu duhet... Bashke me protokollin, iu duhen edhe demokratizimi, liria dhe te drejtat e serbeve, liria e te shprehurit, siguria, etj". Dhe, natyrisht, kjo eshte absolutisht e vertete. Por, po ashtu eshte lehte per ta qe te konstatojne, gjithmone, ate qe heshtazi e mendojne cdo dite. Percmimin e vazhdueshem. Dhe mbeshtetjen per muri te nje politikani. Pameshirshem. Ata e kane konstatuar zeshem dhe pa fije meshirshme se ne jemi vetem njerez te vegjel, dhe do ta bejme ate qe na thone shefat. Kjo eshte ajo qe kam filluar ta nenkuptoj me shprehine e demokracise, apo ne kete rast, te mungeses se saj, si dhe krijimin e bindjes te lideret kosovare per ndjenjen e humbjes se fuqise politike qe, realisht, nuk e kane. Pak njerez ne demokracite e zhvilluara perendimore do te thoshin "Jemi vetem njerez te vegjel", sepse ekziston nje ndjenje se vota llogaritet dhe ka peshe. Kjo ndjenje, qartazi, nuk ekziston ketu, dhe sic verejtem ne ditet e fundit, eshte vetem nje perkushtim qe respektohet sall ne leter. E njejta gje dhe me ceshtjen e Protokollit dhe me letrat qe do vijne. A mund te flasim per demokraci kur nuk ka liri te vendosjes? Cfare eshte domethenia e zgjedhjeve, nese asnjeri nga politikanet nuk mund te vendose kunder nje ceshtjeje, per shkak se mund te lincohet? Une me te vertete besoj se personaliteti eshte gjithcka ne jeten politike dhe ate publike, sepse dikush edhe mund te jete produkt i konjuktures politike, por kurrsesi jo edhe te krijoje personalitet. Ajo qe po bejne nderkombetaret eshte projekt i zhveshjes se politikaneve tane nga personaliteti. Nuk ka mbetur gati asnje person publik dhe lider ne Kosove qe mund te jete shembull i personalitetit te jashtezakonshem, i cili nuk do te harrohet. Ne ne Kosove, me duhet te them, jemi mallkuar nga fati i keq. Qarte mund t'i shpjegojme arsyet, por pavaresisht se kjo nuk eshte analitike apo shkencore, une nuk shoh arsye perse Quinti duhet te vendose per te gjitha gjerat tona te rendesishme - t'iu japim vazhdimisht nje rol ne histori dhe karrieren e tyre personale. Gjithmone e dime se cili eshte caku final, por ne kete rast nuk e dime ku eshte fundi, ku jane daljet. A do kete paqe, siguri, heshtje te Serbise per turpin e bere? A do te kete konflikt? A do te kete trazira civile? Ne kete rast, nuk eshte pothuajse fare realiste te pritet se Kosova mund te ekzistoje vetem me vaksine kunder semundjes, e pa injektim te forte te perparimit. Sot ne Kosove, per shumicen absolute ceshtjet kryesore jane rryma, ndertimi i shtepive, parate, siguria, e per nje kategori edhe gjetja e te dashurve qe ende ndodhen neper morgje. Ne kete kuptim, demokracia eshte dicka qe eshte perspektive, por nuk mund te jete dic me shume se kaq. Ne fund, edhe nje konstatim per lideret ne Kosove. Eshte lehte te thuhet "Me Serbine, kurre me!". Ne nje kuptim, kjo edhe eshte e vertete, por shikuar ndryshe, nuk do te jete kurre tamam keshtu. Me kete nuk po them se autoritetet serbe do te kthehen ne Kosove, por qendrimet e Serbise te bejne ta kuptosh se ajo ende ka ndikim ne Kosove. Dikush ka thene se ne kete rajon gjithkush eshte peng i dikujt tjeter. Shikuar figurativisht, kjo eshte e vertete. Ne nje aspekt, Serbia eshte nje lloj pike e zeze ne Evrope dhe per ne kosovaret po vertetohet se kjo nenkupton sikur te dalim ne piknik buze gremine, pra te mos kene biznes te mirefillte, transport, jete ekonomike, bashkepunim rajonal, perderisa Serbia te mos interesohet per te ardhmen e saj. Mirepo, kur e kemi fjalen per te ardhmen, une nuk jam shume optimist perkitazi me Serbine dhe Kosoven. Politikanet ne Serbi jane aq shume te kapluar me Kosoven dhe kosovaret. Asnjehere nje numer aq i madh njerezish ne Serbi nuk ka krijuar aq shume teori bizare konspiracioni. Me vjen keq nese keto qe i shkrova nuk jane ato qe deshirojne t'i degjojne miqte nderkombetare. Natyrisht, dua qe demokracia e plote te ne te funksionalizohet sa me pare qe te jete e mundur, por demokracia kerkon pergjegjesi dhe respektim te tjetrit. Nuk e di nese miqte tane jane te vetedijshem se c'dem i eshte duke iu bere Kosoves me poshterimin qe i behet Njeriut te Kosoves. Dem po shkaktohet edhe ne rrafshin e gjasave te Kosoves per te ardhmen e saj demokratike. Mos na pengoni te ecim drejt demokracise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›