Fullani, leksione ne gjimnaze
Qe paraja te kete vleren reale, duhet qe me pare publiku i thjeshte te njohe vleren e saj dhe institucionet qe jane pergjegjese per kete. Banka e Shqiperise e ka ndermarre kete mision keto dy vitet e fundit me te gjitha shtresat dhe rrethet e popullsise. Tashme nisma ka zbarkuar ne Vlore, ku Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Adrian Fullani, kreu nje takim me nxenes dhe mesues te shkollave te mesme te rrethit te Vlores. Banka Qendrore ne jeten e perditshme", do te zhvillohen jo vetem ne qytetin e Tiranes. U mendua qe puna e programit te nise me organizimin e seminareve trajnuese per mesuesit e ekonomise se zbatuar te shkollave te mesme te rrethit te Vlores gjate veres se ketij viti, per te vazhduar me organizimin e konkursit "Vlera e Vertete e Parase", gjate vitit shkollor 2008-2009. Nisja e programit edukues pikerisht me keto dy aktivitete nuk eshte e rastesishme. Ashtu sic u tha edhe nga Fullani, gjate takimit ne shkollen "Ali Demi", ne Vlore, Banka e Shqiperise do ta nise zbatimin e programit te saj edukues me mesuesit dhe nxenesit e shkollave te mesme, pasi "...financat, sikurse cdo gje tjeter, duhen mesuar! Duhen mesuar shpejt dhe mesimet duhet te jene ato te duhurat! E sigurisht qe vendi me i mire per te mesuar eshte, shkolla", tha Guvernatori Fullani.