HEC i Ashtes, dy kompani ne gare
Investitoret e huaj kane rritur interesin per te investuar ne burimet energjetike, per shkak te cmimit gjithnje e ne rritje te ketij produkti. Keshtu fteses per tender per dhenien per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes ne zonen e Shkodres i jane pergjigjur
dy kompani te njohura "CNR" & "Electrabel" dhe kompania austriake "Verbund". Burimet ne Ministrine e Energjetikes pohuan se, ne projektin e hidrocentralit te Ashtes jane marre parasysh kufizimet qe lidhen me evitimin e modifikimeve te rrjedhes se lumit Drin, ne piken e bashkimit me lumin Buna, cka nuk ndikon ne regjimin ujor te liqenit te Shkodres. Gjithashtu, kufizon gjatesine e argjinaturave (kanali i largimit) ne lumin Drin, me qellim qe te evitoje cdo rrezik nga permbytjet e Shkodres. Fuqia e instaluar e HEC-it te Ashtes do te jete 40-70 megavat, ndersa koha e ndertimit te tij, 36 muaj. Ne percaktimin e skemes me te mire te ndertimit te HEC-it te ri te Ashtes, METE zhvilloi takime te ndryshme dhe konsultime me publikun, shoqatat e ambientalisteve, pushtetin vendor dhe popullsine e zones, per te eliminuar te gjitha pasojat negative, qe ishin evidentuar ne projektin e meparshem te HEC-it te Bushatit. Ne perzgjedhjen e kompanise fituese, jane vendosur kritere te percaktuara, qe bazohen se pari, ne cmimin me te lire te energjise elektrike qe do ofrohet per tregun dhe sistemin shqiptar si dhe ne kritere te tjera teknike sikurse jane cilesia teknike e ofertes, fuqia e instaluar, standardet teknike dhe sociale me te cilat do te ndertohet projekti si dhe koha e ndertimit te HEC-it.