Mendimi me i mencur per ndryshimet klimatike
Politikanet dhe komentuesit jane me te drejte pesimiste per gjasat e arritjes se nje marreveshje nderkombetare mbi reduktimin e sasise se emetimit te dyoksid karbonit gjate samtimit te Kombeve te Bashkuara ne Meksike kete dhjetor. Asgje nuk ka ndryshuar qe nga bisedimet klimatike te Kopenhages te cilat u permbyllen pa ndonje rezultat vitin e kaluar. Fatmiresisht nje hulumtim i fundit sinjalizon per nje menyre me te mencur te adresimit te ndryshimeve klimatike.
Tanime nuk ka mospajtime te thella lidhur me realitetin e ngrohjes globale.
Problemi boshtor ka te beje me financat e pergjigjes sone. Mirepo ky debat shume shpejt mund te nxehet. Qe nga publikimi i librin tim Ambientalistet skeptik me 2001 gjithnje kam cekur se ngrohja globale e shkaktuar nga faktori njeri eshte real. Sidoqofte aktivistet vazhdimisht me kane cilesuar si nje mohues te ndryshimeve klimatike.
Kjo jo per shkak se ndonjehere kam sugjeruar qe shkenca themelore mbi ndryshimet klimatike eshte e gabuar porse reflekton me shume zemerimin dhe frustrimin ne lidhje me insistimin tim per te nxjerre ne pah faktin se reduktimet drastike te karbonit nuk kane ndonje kuptim.
Qendra e konsensusit e Kopenhages ndash nje organizate e hulumtimit te opinionit publik ku une kam sherbyer si drejtor ndash se fundmi ka angazhuar nje grup te madh te ekonomisteve me te larte klimatik per te hulumtuar kostot dhe perfitimet e pergjigjeve te tjera per ngrohjen globale. Ne te njejten kohe kemi mbledhur nje grup te dyte te ekonomisteve po aq te njohur ne mesin e te cileve edhe tre laureate te Nobelit per te ekzaminuar te gjitha hulumtimet dhe renditur propozimet sipas deshirueshmerise.
Universiteti i Cambridges ka publikuar gjate ketij muaji nje liber me hulumtimet dhe zbulimet e saj me titullin Zgjidhjet e mencura per ndryshimet klimatike.
Libri permban nje kapitull te ekonomistit te shquar klimatik Richard Tol i cili ishte krijuesi kryesor i Panelit Nderqeveritar te OKB-se per ndryshimet klimatike.
Ne kete kapitull Tol tregon se pse premtimet e medha te shkurtimeve dramatike dhe te menjehershme te emetimit te dyoksid karbonit ne atmosfere jane nje strategji kaq caluese.
Tol kuptoi se perpjekjet per mbajtur rritjen e temperaturave nen 2 grade celsius ashtu sic kane premtuar shtetet e industrializuara te G8-s do te kerkonin nje reduktim deri ne 80 per qind te emetimeve dhe ate deri ne mes te ketij shekulli. Bazuar ne perllogaritjet konvencionale keshtu do te evitoheshin demet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik deri ne 1.1 trilion dollare gjate gjithe shekullit. Por do ta tkurrte rritjen ekonomike per 40 trilione dollare ne vit. Me fjale te tjera efektivisht do shpenzonim 40 trilione dollare per cdo vit deri ne fund te ketij shekulli per te perfituar rreth 1 trilion dollare nga te mirat e pergjithshme.
Ne fakt kjo perllogaritje eshte dukshem optimiste. Kalkulimi supozon se pas 100 vjetesh politikanet ne mbare boten ne menyre konsistente do te dekretojne ligje me funksionale me efektive te imagjinueshme per te reduktuar emetimet e dyoksidit te karbonit. Pa to kostoja do te mund te rritej per dhjete apo madje edhe 100 fish.
Ne versionin me te zymte reduktimet e tilla drastike te karboni mund te shkaktojne shume me shume dem se sa ndryshimet klimatike per kualitetin e jeteses sone posacerisht per ata ne boten ne zhvillim.
Arsyeja eshte e thjeshte. Pavaresisht te gjitha bisedave optimiste per burimet energjetike nga era dielli nga burimet gjeotermale dhe te tjera pa emetim te dyoksidit te karbonit asnje alternative nuk eshte as per se afermi gati per te bartur mbi supet e saj ngarkesen e karburanteve fosile. Kjo dhe eshte arsyeja pse per nje kohe te gjate kam nxitur politikeberesit qe te investojne shume me teper para ne hulumtimin dhe zhvillimin e alternativave te energjise se gjelber. Tani ekziston nje hulumtim qe tregon saktesisht sesi mund ta ve ne veprim kete afrim.
Ne Zgjedhje te mencur per ndryshimet klimatike Chris Green i Universitetit McGill dhe Isabel Galiana rishikojne trendet aktuale te progresit dhe konstatojne se deri me vitin 2050 burimet e energjise alternative do te prodhojne me pak se gjysmen e energjise se nevojshme per te stabilizuar emetimet e karbonit. Deri me 2100 dallimi ndermjet do te jete edhe me i thelle. Sfida eshte enorme.
Galiana dhe Green kuptuan se dedikimi i vetem 0.2 per qind te bruto prodhimit te brendshem ne nivel boteror ndash diku rreth 100 biliarde dollare ne vit ndash ne energjine e gjelber do te prodhonte ate lloj energjie qe do te zevendesonte ne te ardhmen nje epoke pa karbon. Nje gje e tille jo vetem se do te ishte zgjidhja me me pak shpenzime se sa perpjekja per te reduktuar emetimin e karbonit por do ta reduktonte po ashtu edhe ngrohjen globale dukshem me shpejt. Dhe ndryshe nga reduktimet e karbonit kjo eshte nje zgjidhje qe shtetet ne zhvillim me lehte do ta pranonin.
Me gjithe perpjekjen e madhe ne hulumtim dhe zhvillim energjia e gjelber nuk do te jete e kapshme brenda nates. Per ta siguruar kete na duhet mjaft kohe per ta shnderruar ate hulumtim dhe zhvillim ne domodsoshmeri na duhet ta forcojme perkushtimin tone per hulumtimin e teknologjise se inxhinierise klimatike. Ne Zgjidhja e mencme per ndryshimet klimatike Eric Bickel dhe Lee Lanet te Universitetit te Teksasit ofrojne deshmi bindese se nje investim me i vogel ne inxhinierine klimatike mund te rezultonte me reduktime me te medha dhe me te shpejta ne ngrohjen globale qe do te ishte nje program dukshem i kushtueshem per reduktimin e karbonit.
Publikimi i Zgjidhje te mencura per ndryshimin klimatik ka gjeneruar interes te konsiderueshem perfshire edhe disa nga aktivistet qe besojne se perkrahja ime entuziaste per propozimet e saj paraqet nje ndryshim te madh ne menyren time te te menduarit. Ne te vertete une kam mbrojtur shpenzimet e viteve te tera hulumtim dhe zhvillim. Ajo qe eshte e re ndash dhe shpresedhenese ndash eshte se me publikimin e ketij hulumtimi ne me ne fund mund te fillojme nje diskutim konstruktiv lidhur me ate sesi ne mund ti pergjigjemi intelektualist kesaj sfide.
Bjorn Lomborg eshte autor i librit Ambientalistet skeptike. Ai eshte drejtues i Qendres se Konsensusit te Kopenhages dhe profesor ne Shkollen e Biznesit ne Kopenhage. Komenti eshte shkruar ekskluzivisht per rrjetin boteror te gazetarise Project Syndicate