BAZAAR D.M.TH. PAZAR
Kam deshire te flas per nje film. Edhe pse juve ndoshta jeni te angazhuar emocionalisht e praktikisht se kush do te fitoje me 8 maj mua me intereson me shume nje film.
Po te me pyesin per nje film te mire te ketyre 20 viteve mund te permend 2-3 dhe nje nder ta eshte dhe Letra Ere i Edmond Budines. Sigurisht Letra... ka vend plot per korrigjime por eshte nje film i ndjere me nje histori te mire me nje Edmond aktor dhe regjisor qe te le nje shije pas filmit.
Kete radhe Budina erdhi me nje propozim ngacmues Balkan Bazaar. Qe nga titulli ti e kupton se cfare te pret ne film. Regjisoret nga Ballkani jo rralle sjellin ngjarje qe vetem ballkanasit mund ti prodhojne. Balcan-can Gypsy Magic Time of the Gypses True Miracle e plot te tjere jane filma qe perpiqen here me e here pa sukses te sfidojne akuzen e vjeter Ballkani prodhon me shume histori sesa konsumon.
ESHTRAT TONA T KOSINS
Balkan Bazaar eshte ndertuar mbi ngjarjen e zhvarrosjes se eshtrave te Kosines eshtra femijesh e grash shqiptare te shitura per 30 aspra si eshtra ushtaresh greke.
Per vete temen qe trajton Balkan Bazaar i Edmond Budines eshte nje film i guximshem. Jetojme ne nje vend ku sidomos artistet jane frikacake jane te implikuar per interesa te vockla qe te mbeshtesin politika e individe te vegjel prandaj guximi i nje artisti per te denoncuar nje fenomen te rende politik me shume se social eshte nje risi ne gjolin artistik shqiptar.
Ndoshta arti do te mund te perfaqesoje me denjesisht shqiptaret sesa politika e shtetit te tyre servil. Qofte dhe per kete filmi i Budines meriton vemendje. Zgjedhja e autorit per ta trajtuar ngjarjen si nje komedi qe megjithate nuk arriti dot te ishte komedi e zeze eshte nje zgjedhje e zgjuar. E zgjuar ishte edhe perzgjedhja e aktoreve.
Dhe mbi te gjitha filmi pershkohej fund e krye nga sharmi personal i autorit Edmond Budines. Ndjeshmeria e tij njerezore dhe artistike ishte e perceptueshme ne film.
Aktoret qe nga vete Budina e me tej Sojli Bitraku e deri te 2 te huajat Wilkening dhe Gentili i dhane filmit karaktere simpatike.
VIJM TE PJESA ME POR...
Por filmi kishte deshtuar ne krijimin e nje teme universale nje ngjarje qe ta perjetojne fuqishem jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote. Pershtypja ime eshte qe po te mos kesh lexuar neper gazeta fenomenin e turpshem te Kosines veshtire se do te mund ta kuptosh filmin.
Kjo do te shkaktoje shume veshtiresi me publikun e huaj i cili ka shume mundesi te mos e kuptoje se cpo ndodh. Jo vetem kaq por pas disa viteve kur te vije nje brez me kujtese te dobet mediatike as publiku shqiptare nuk do te marre vesh cbehet ne kete film dhe pse. Skenari kishte deshtuar ne krijimin e nje ngjarjeje kompakte me fillim e fund te shpjeguar permes veprimesh e jo fjalesh se cfare po ndodh. Lemshi me eshtrat e francezit me eshtrat e tjera me blerje kockash e me tej corodit edhe nje shqiptar jo me nje te huaj. Nga ana tjeter perkthimi i ngjarjes se Kosines si nje ngjarje qe ndodh kryesisht per shkak te babezise se nje Prifti dhe ca te tjereve aty ne fshat mu duk i thjeshtuar me shume se sa duhet.
Ne teresi ngjarja mu duk e trajtuar pa kujdes shumica e personazheve nuk kishin as biografi e as te ardhme. Historia niste e copetohej derisa nga fundi humbiste fare e ti nuk mbaje mend per cfare nisi konflikti ne film personazhet kryenin veprime te pajustifikuara - gjate tere filmit pata ndjesine e njeriut qe ka dremitur ca minuta ne kinema e kur i del gjumi nuk kupton ate qe po ndodh me pas ne film.
P.sh. diku nga mesi gazetari Genti luajtur nga V. Vishka nis e flet maqedonisht e ti nuk e kupton pse e ben ai kete. Kaq. Kjo skene rri e ngulur si hu ne mes te filmit ky fakt mbi nje personazh kryesor ska as prejardhje e as nuk zhvillohet me vone. Te tilla filmi kishte plot. Nga ana tjeter Vishka besoj se i nisur per te qene personazh kryesor i filmit ishte me pak kryesor sesa shoferi i vet. Funksioni i Vishkes rezultonte vetem per te na dhuruar skenat e seksit me Gentilin.
shte mekat qe 2 personazhe Genti e Dionisi qe jane te vetmit qe mbartin linjat e dashurise ne film bashke me 2 te huajat te perfundojne personazhe periferike ne film.
PYETJET PA PRGJIGJE
Pse 2 te huajat nene e bije flisnin njera frengjisht e tjetra italisht Ku na qenka ky fshat ku te tere na i dine nja 2 fjale anglisht Kush qenka ky francez qe paska lene eshtrat ne nje fshat te humbur shqiptar Mos ka qene gje oficer i Napoleonit Si eshte e mundur qe e bija qe beri tere ate rruge per ti kerkuar eshtrat i shiti si pa gje te keq te mashkulli i pare qe fjeti ne krevat Cilat femra te huaja heren e pare qe bejne seks me nje mashkull flasin per Pirron e Epirit Per me teper cili mashkull shqiptar u beka keto muhabete Nese kameramani eshte edhe shofer sic tregohet ne fillim te filmit pse me vone eshte pasagjer i gazetarit Pse kameramani e fillon filmin duke folur tironce e perfundon letrarce Ne fund te skenes se kerkimit te eshtrave ne kishe ku perfundoi znjsh. Gentili fare funksioni luajti Nese nuk duhej ne kete skene pse ishte futur me zor Si nuk e pame gruan e Dionisit tek vinte Ne cilen kamioncine na u ndodhkan rastesisht 3 flamuj shqiptar grek e francez Kur paketuan plackat pse i futen ne canta nese do ti hidhnin
Dhe dreqi e mori nese aktoret e nisen me fuoristrade me pas brodhen me veture si perfunduan me ate kamioncinen ne fund
DUKE QAR KOMEDIN
Filmi ishte komedi por komedia nuk bazohej mbi situata. Pjesa me e madhe e situatave te humorit ishte bazuar mbi shqiptare qe flasin keq anglishten. Po ky lloj humori pervecse shume i vjeter i famshmi fjalor italisht-shqip apo anglisht-shqip ah punto nero punto nero apo in the head of your mother qarkullon ne internet qe prej 10 vitesh e me shume por tashme eshte shteruar ne programet humoristike televizive. Fakti qe ka njerez qe akoma qeshin me te ne kinema nuk eshte vlere per filmin por eshte keqardhje per nivelin e shikuesve.
Kesisoj te ndertosh nje komedi te tere bazuar mbi keqkuptime linguistike jo vetem qe eshte junk food per publikun tashme te cedukuar te kinemave shqiptare por do te jete shume veshtire te perceptohet nga shikuesit e mundshem jashte vendit. E vetmja skene qe e kishte te justifikuar humorin me ngaterrimet e gjuheve ishte ajo e perkthimit tek kafja e fshatit.
Me shume se pazar ballkanik ky film ngjante si nje pazar te cmendurish sepse shume ngjarje apo sjellje te personazheve shikuesi nuk arrinte ti kuptonte pse. Gjasat jane qe dhe titulli iu vu filmit pas mbarimit per te justifikuar katrahuren qe ndodh brenda. Por katrahura ishte katrahure e paplanifikuar.
VOGLSIRA TEKNIKE
Nuk dua te flas per aspekte teknike si xhirimi apo montazhi qe per aq sa mund te gjykoj une ishin me shume te meta por me duket e pafalshme qe ne film kishte sekuenca xhirimi qe ishin perdorur nga 2 here.
Muzika ishte jo autentike nje muzike qe me zor kerkonte te krijonte nje atmosfere alla-Kusturica. Akoma me shqeteson mentaliteti per te bere gjera alla-Kusturica. Meqe Kusturica pati sukses duke pikturuar nje Ballkan ekzotik dhe muzika ne filmat e tij ishte shenje autenticiteti kjo nuk do te thote qe cdo film mbi Ballkanin duhet te kete ate muzike.
PRTEJ SIMPATIS
Filmi mbetet nje film i guximshem. Shume njerez mund te entuziazmohen nga kjo.
Por une besoj se kur del nga kinemaja nuk eshte e rendesishme te thuash mire ua beri. Nga nje film i bukur ti del duke leshuar frymen Ueh fare filmi
Autori do te kish arritur nje ndergjegjesim publik shume me te larte duke bere nje dokumentar mbi eshtrat e Kosines sesa nje film te parealizuar mire.
Simpatia personale qe kam per Budinen do te me kishte shtyre te beja sikur nuk e kam pare filmin. Artistet shqiptare jo vetem nuk durojne te kritikohen profesionalisht por ta mbajne veth ne vesh per tere jeten dhe te klasifikojne armik personal.
Por ne fund te fundit besova se eshte me mire per autorin qe dikush tia thote ndershmerisht defektet se te fshihemi pas hipokrizise kaq te perhapur mes artisteve shqiptare qe te lavderojne ne sy e te shajne pas kraheve.
Artistit i ben me mire e verteta lakuriqe.
Si ne skenen permbyllese te filmit per mua me e bukura nje plan i madh me 2 trupa lakuriq qe bejne seks ne karrocerine e nje kamioncine.