E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heshtja eshte pranim", si parim qe kufizon fuqine e qeverise

Forumi Crans Montana eshte bere tashme nje institucion i vertete i cili e ndihmon shume kete vend per ta kthyer valen, nga nje vend, dikur jo shume i preferuar per investimet e huaja, ne nje vend vertete terheqes per keto investime. Nder te gjitha vendet ne rajon, te gjitha vendet ne kontinent e me gjere, Shqiperia ishte, eshte dhe do te vazhdoje te jete, nje vend ne nevoje per investime te huaja, sepse eshte nje vend unik, i vecante, ku investimet e huaja kane qene dikur te ndaluara me kushtetute, nje vend unik i cili, per shume vite me radhe, me shume se 35 per qind te buxhetit te tij u perdor per te ndertuar tunele dhe bunkere.

Qeveria ime ishte shume e vendosur per te bere cdo perpjekje per ta kthyer vendin tim ne nje vend terheqes per investitoret e huaj. U bene gati 4 vjet qe ne punojme shume ne dy drejtime kryesore, se pari, heqja e pengesave burokratike, aq sa ishte e mundur, per investitoret. Ne kete proces, ne jemi shume te gezuar qe sot Shqiperia eshte nje vend ku biznesi juaj mund te regjistrohet per gjysme ore, krahasuar me 42 dite qe duheshin per kete procedure para 4 vitesh, mund te regjistroni biznesin tuaj per vetem 1 euro, ne krahasim me koston qe ishte para 4 vitesh. Keto lehtesi jane krijuar ne baze te nje bashkepunimi me USAID, ne projektin "One Stop Shop" per biznesin, si dhe krijimin e "One stop Shop" per licencat dhe lejet. Gjithashtu, qeveria ime vendosi qe per cfaredo investimi, administrata ime do te administronte te gjitha procedurat ne me pak se 45 dite. Ne keto kushte, "heshtja eshte pranim", do te jete parimi qe do te kufizoje fuqine e qeverise dhe pengesat burokratike. Ne mendojme shume per ta shnderruar Shqiperine ne vendin qe ka barrierat me te uleta fiskale ne bote. Une, personalisht, besoj ne politiken e taksave te uleta, sepse per mua paraja ka vlere me shume ne llogarite e sipermarresve sesa ne llogarine e funksionareve publike. Per kete arsye, ne nisem politiken e nje uljeje progresive te taksave. Shqiperia eshte nje vend unik ku mund te gjesh mundesine per investime ne fushen industriale apo turistike per vetem nje euro. Ne kemi modernizuar sistemin tone fiskal, kemi hartuar dhe miratuar nje legjislacion te ri per sistemin e taksave. Ne nje situate krize energjetike, ne kemi ulur me 10 per qind cmimin e energjise elektrike per bizneset.

Qeveria ime ka trasheguar nje sistem infrastrukturor shume te dobet ne vend, qe duhej rinovuar dhe ndertuar, por fale politikave tona fiskale per konsolidimin e zhvillimit fiskal dhe fale inkurajimit te bizneseve, te ardhurat e ketij vendi u rriten cdo vit me 22 per qind dhe, ne qershor te cdo viti ne i kemi paraqitur Kuvendit per miratim nje buxhet suplementar, qe do te thote se per 3 vite ne kemi pasur 5.2 milion dollare me teper sesa para tre vitesh. Nese kesaj shifre i shtojme edhe shifren e dale nga ulja drastike e shpenzimeve operative te administrates, qe jane ulur nga 3.2 per qind e GDP-se, ne 2 per qind, si dhe te ardhurat e perfituara nga sistemi i prokurimeve, pasi ne ndaluam procedimin e prokurimeve te drejtperdrejta dhe ne Shqiperi ka vetem prokurime elektronike, nje projekt ky prej 4.2 milione dollare i realizuar nga donatoret amerikane, pra nese shtojme dhe te gjitha keto te ardhura, keto para, shohim jane ato qe u perdoren pikerisht per rinovimin dhe ndertimin e infrastruktures, ne rritje rrogash dhe pensionesh, dyfishimin e buxhetit per arsimin, etj. Qeveria ime eshte shume vendosur ne rritjen e rrogave, rrogat ne Shqiperi gjate ketyre kater viteve jane rritur me 68 per qind, nje pjese e madhe e pensioneve jane dyfishuar, nderkohe qe te tjerat jane rritur me 45 deri ne 70.

Ne kete krize ekonomike boterore, ne jemi mire, ne jemi te shendetshem. Kemi veshtiresi te vogla buxhetore, por une besoj, jo per hir te krizes, por per hir te politikave qe jemi te detyruar te ndjekim, se bonusi yne fiskal, investimet tona ne infrastrukture, ku ne kemi investuar 10 per qind te GDP-se ne infrastrukture nje vit me pare, pra te gjitha keto hapa, ishin ndihme per ekonomine e ketij vendi.

Disa institucione te rendesishme nderkombetare parashikojne qe Shqiperia ka rritjen me te larte ne Evrope kete vit dhe une uroj te jete keshtu, por keto jane parashikime dhe ne duhet te jemi te kujdesshem qe t'i ndjekim keto parashikime. Ka nje renie te ulet, me me pak se 2 per qind ne eksporte, sepse remitencat nga jashte do te kene ndikim. Por cfare po ben qeveria per kete? Ne po mundohemi te ecim perpara fuqishem, me ane te investimeve. Ne kemi nenshkruar, ne dhjetor te vitit te kaluar dhe ne janar te ketij viti me shume se 3.5 miliarde euro kontrata, kemi krijuar baza shume te forta ne fushen energjetike, qe e kane kthyer kete vend, i cili ka 30 vjet qe vuan nderprerjet e energjise, ne nje superfuqi te vogel rajonale per energjine elektrike. Pra, ne dhjetor dhe ne janar te ketij viti, kemi nenshkruar mbi 3 miliarde dollare kontrata ne fushen energjetike, per ndertime TEC-esh dhe per te ndertuar terminalin me te madh ne Evrope, projekt ky mes qeverise shqiptare dhe nje kompanie norvegjeze e austriake. Por, te gjitha keto se bashku, qe perbejne me shume se 50 kontrata, jane tashme te nenshkruara dhe 20 prej tyre do te fillojne pune gjate ketyre javeve dhe muajve. Ka nje interes shume i madh per te investuar ne fushen e energjise ne vendin tone, nje vend me kete gjeografi, me kete vije bregdetare, krijon platforma shume te mira per te prodhuar energji nga era.

Turizmi eshte potenciali me i mire dhe me i madh i ketij vendi. Bregdeti yne ka plazhe me rere e shkembinj te mrekullueshem, ka disa kompani serioze qe planifikojne te investojne shume miliarde euro ne bregdetin Adriatik dhe Jon. Ne mbeshtesim projektet tuaja ne kete vend. Kurse dua t'ju siguroj se anetaresimi i Shqiperise ne NATO rrit ne menyre marramendese sigurine per investimet tuaja, per vendin dhe rajonin. Ne, jemi tashme prezente pothuajse ne te gjitha misionet ushtarake te NATO-s. Kurse se shpejti, do te fillojme procesin e aplikimit per vend kandidat ne Bashkimin Europian. Te gjitha vendet e BE, e kane ratifikuar tashme Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit.

* Nga fjala e mbajtur mbreme, ne celjen e Forumit Ekonomik te Crans Montanes,


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›